Futboll Kombëtarja Sport

EKSKLUZIVE/ Myrto UZUNI: Kombëtarja realizimi i një ËNDRRE, por nuk ndalem këtu. Idhulli…

Ditën e djeshme trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci publikoi listën e futbollistëve të cilët do të jenë të disponueshëm në takimin miqësor me Jordaninë. Mes 23 lojtarëve binte në sy afrimi për herë të parë të 4 futbollistëve premtues. Një ndër ta është edhe talenti Beratas, Myrto Uzuni. 23-vjeçari pasi shkëlqeu me fanellën e Laçit u transferua në këtë merkato vere tek skuadra prestigjoze në kamopionatin Kroat, Lekomotiva e Zagrebit.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, Uzuni flet për emocionet e kësaj aventure premierë me ekipin kombëtarë dhe objektivat personal në karrierë.

INTERVISTA E PLOTË:
1- Uzuni, jeni besoj i ekzaltuar nga ftesa e trajnerit Panucci për të qënë pjesë e kombëtares kuqezi. Si e pritët momentin kur morët njoftimin se do të vishnit fanellën e kombëtares?

Është një ndenjë e papërshkrueshme. Nuk arrita ta besoj kur mora vesh lajmin. Kam punuar dhe do të punojë më shumë pasi gjithmonë e kam ëndërrura të përfaqësoja vendin tim. Jam i emocionuar dhe pres me padurim të vesh atë fanellë. Dua dhe do punojë me shpirt që ta nderoj për gjithçka.

2- Tu deshën vetëm 1 muaj për të treguar se je një futbollist me parametra që mund të arrini nivele të larta. Mendoni se transferimi në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ishte indicja që u more ftesën për të qën pjesë e kombëtares?

I jam mirnjohës ekip të Laçit, klub me të cilin kalova momente të shkëlqyera. Isha i bindur se kalimi në një kampiont më elitar siç është ai i Kroacisë, aq më tepër me një ekip të madh si Lokomotiva e Zagrebit do ta mundësonte thirrjen në kombëtare. Kam punuar shumë për këtë ditë. Përkushtohem çdo moment për ti mar maksimumin vetes dhe për të arritur objektrivat personal.

3- Trajneri i Lokomotivës ka folur me superlativa për ju.Cilat janë objektivat tuaj personal për këtë vit të ri kalendarik në Kroaci?

Me trajnerin kam një mardhënie të shkëlqyer. Komunikojmë vazhdimisht dhe ndjehem krenar që ka besim maksimal ndaj aftësive që unë gëzoj. E falenderoj shumë që më dha mundësinë për të luaj rregullisht në skuadër.

4- Për tu rikthyer tek kombëtarja. Cilat janë përshtypjet tuaja pasi është hera e parë që jeni pjesë e saj?

Do ta jetoj shumë momentin tim të parë me kombëtaren. Mezi pres të takoj lojtarët që dikur i shikoja nga televizore dhe i adhuroja për atë se çfarë dhuronin në fushën e blertë. Ëndërrojë të luaj qoftë edhe për pak çaste. Do ishte njqë mrekulli nësë do të shënoja në debutim.

5- Keni treguar shpesh që keni një mardhënie të ngushtë më babain. Si e priti familja këtë moment fantastik në karrierën tuaj? Po shokët dhe miqtë më të afërt?

Babi dhe familja u gëzuan më shumë se unë, këtë e themë me sinqeritet pasi gjithmonë kanë besuar tek aftësitë e mija dhe më kanë mbështetur shumë. Nuk ngelën pas as shokët e mi ku kam luajtur. Ishte një kreanri e madh, një emocion i jashtëzakonshëm.

6- Tashmë një e ardhme e sigurtë e kombëtares. Cili është ekipi i ëndërrave që keni dashur të luani kur keni qenë fëmijë apo jeni tifoz i saj?

Nuk kam ndonjë preferencë. Dua ti ngjis shkallët një e nga një. Me punë besoj dhe shpresoj se arrihet gjithçka. Tashmë përgjegjsia rritet më shumë, por unë besoj shumë tek vetja.

7- Në fund, cili është idhulli juaj në futboll?

Inspirohem dhe dashuroj cilësitë e Cristiano Ronaldos. Për mua është një futbollist i jashtzakonshëm në gjithçka bën në fushën e lojës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Guardiola mban REKORD/ Shikoni orët e shtrenjta të “bosave” të Premier Ligës (FOTO)

Isa.Autor

“E KENI NDERUAR FANELLËN”/ Lojtarët e “Kuqezinjve” marrin mesazhin e veçantë para ndeshjes ndaj Juventus

Delo.autor

“TAULANT XHAKA NUK ËSHTË TREGUAR I NDERSHËM…”/ Edi Reja: Impenjim deri në vdekje ndaj Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment