Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Partizani: Starton pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të golit (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” super sfida përmbyllëse e javës së 8-të mes Kukësit dhe Partizanit. Dy skuadra pretendente përballë njëra tjetrës. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Partizani triumfoi në shtëpi ndaj Teutës.

Orari i pazakontë, pritet të zbehe disi atmosferën dhe interesi për këtë takim është shumë më i ulët nga ai i sfidave të mëparshme. Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa trajneri Cungu ka bërë plot 3 ndryshime nga ndeshje me Skënderbeun.

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 0-1

Mala 20′

KOMENTI LIVE: 

55′ Melo pretendon për 11 metërsh, pas një rrëzimi brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

53′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mensah.

46′ Starton pjesa e dytë, Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Dzaria në fushë Limaj.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Partizani 0-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Partizani kërkon të surprizojë me një kundërsulm të rrezikshëm. Mensah shkëputet bukur dhe pason te Mala, ky i fundit provon me një gjuatje, por ndalet nga Frashëri.

37′ Shafik harkon një top në zonë, por largon Atanda me kokë.

30′ Dzaria ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

27′ Minuta të mira për Partizanin që është hedhur në kërkim të golit të dytë.

23′ Telushi provon me në gjuatje të fuqishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

20′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Një shans një gol për Esat Malën. Zhbllokohet super sfida. 

16′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja.

13′ Krostim i bukur nga Shafik në zonë për Rexhinaldon. Ky i fundit gjuan me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

11′ Dzaria provon me një goditje të fortë nga distanca, por nuk ka shënjestrën e duhur.

8′ Goditje nga këndi për Partizanit, por largojnë rrezikun lojtarët e Kukësit.

3′ Minuta mjaft të mira për Kukësin, Shkodra provon me kokë, por kontrollon gjithçka, Alban Hoxha.

2′ E pabesueshme çfarë humbet Kalaja nga shumë pranë portës.

 

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

Presidenti i Nice jep lajmin e madh për tifozët: Balotelli qëndron!

Q.Autor

ARSENAL-ASTON VILLA/ Pas një goditje nga këndi, Partey ndëshkon për “Topçinjtë” VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubet që largohen nga Super League do të gjobiten, kjo është vlera e majme që duhet të paguajnë…

Delo.autor

Leave a Comment