Futboll Seria A Sport

FENOMENAL/ Makineri rekordesh: RONALDO arrin një shifër të çmendur

Cristiano Ronaldo vijon të thyejë rekorde. Portugezi ka arritur të bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola në karrierë në pesë ligat më të mira evropiane. Ky rekord u vendosë në ndeshjen e së shtunës, ku Juventus u përballë me Genoan.

Gjatë qëndrimit në Angli, fituesi i 5 herë të Topit të Artë shënoi plot 84 herë në 196 ndeshje të luajtura me Manchester United. Kulmi i tij është regjistruar me Real Madrid. 33-vjeçari ka shënuar 311 gola për “Los Blancos”, për t’u zhvendosur më pas tek Juventus. Me bardhezinjtë, portugezi ka gjetur rrjetën 4 herë, në 8 paraqitje të bëra me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Duket se akuzat për përdhunim, që e kanë vendosur atë në qendër të vëmendjes javëve të fundit, nuk kanë ndikuar aspak në gjendjen psikologjike dhe formën fizike të lojtarit. Përkundrazi, ai vijon të thyejë rekorde.

Related posts

SUPER GAFË NGA “LOS BLANCOS”/ Valencia përmbys gjithçka me ndihmën e mbrojtësit Varane (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Arrestohet për korrupsion drejtuesi i FIFA-s…

Delo.autor

Modric shpallet më i miri, barazon rekordin e Suker

Q.Autor

Leave a Comment