Futboll Kombëtarja Sport

FIFA MBAN PENG LOJTARIN SHQIPËTAR/ Shpresat me mungesë të rëndësishme kundër Estonisë

Albion Ademi ka mbetur “peng” i FIFA-s, që nuk e ka dhënë ende lejen për aktivizimin e këtij futbollisti me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Ademi nuk luajti disa ditë me Spanjën për këtë shkak dhe trajneri Bushi u shpreh se shpresonte që ta kishte ta gatshëm për ndeshjen e sotme me Estoninë, por në fakt situata nuk ka ndryshuar.

19-vjeçari, që luan si sulmues krahu, ka lindur në Finlandë dhe është aktivizuar më parë me ekipet e moshave në këtë vend, por së fundi ka vendosur që të luajë për Shqipërinë. Ai aktivizohet me Inter Turkun dhe është një lojtar mjaft premtues për të ardhmen.

Emri i Ademit mungon në protokollin e ndeshjes me Estoninë, që do të thotë se problemi mbetet ende i pazgjidhur. Trajnerit Alban Bushi i duhet të presë për ta pasur të gatshëm këtë lojtar, të cilin, në bazë të asaj që ka parë në stërvitje, e kishte llogaritur titullar që me Spanjën, por plani u prish nga FIFA, që nuk dihet pse po vonon në dhënien e lejes për aktivizimin e tij me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Related posts

Tekniku italian zbulon prapaskenën: Shqipëria më kërkoi edhe mua, Duka u tregua…

Delo.autor

Ballack këshillon Chelsean: Hazard duhet joshur, ai e di që është yll…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shkëlqeu sezonin e fundit në Austri, Juventusi gati të pranojë ofertën e klubit të MLS për Vrionin

F.autor

Leave a Comment