Sport

NUK KANË MARRË ENDE SHPËRBLIMET/ Revoltohen Calja dhe Smajlaj: “Nuk jemi sportista amatorë”

Sporti dhe në veçanti sportistët elitar pavarësisht sukseseve dhe medaljeve të shumta në arenën ndërkombëtare nuk e kanë mbështetjen që meritojnë. Shpesh flasim për profesionalizëm dhe kërkojmë të rivalizojmë si të barabartë me kundërshtarët tanë në Evropë dhe më gjerë, por nuk kemi kushte, madje jemi i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e konsideron sportin duke dhënë shuma të papërfillshme. Kampioni i tri medaljeve të arta në Kampionatin Evropian të Rumanisë në shtangë, Briken Calja deklaroi për “Ora News”, se nuk ka marrë akoma shpërblimin që i takon nga suksesi në Bukuresht në mars të këtij viti. Gjithashtu ai ngriti edhe një tjetër problem: ai dhe të gjithë sportistët si ai nuk janë të siguruar.

“Sot e kësaj dite nuk kam marrë akoma shpërblimin që më takon me ligj. Kam dalë 1 herë kampion evrope dhe kam marrë tri medalje ari. I bëj thirrje shtetit ta shohë me vëmendje pjesën e shpërblimeve dhe Bashkisë së Tiranës që të fokusohet më shumë tek sporti. Kam dalë kampion më me 26 mars dhe shuma që duhet të marr është 3.4 milionë lekë të reja, gjithashtu nuk jemi të siguruar. Ne nuk jemi sportista amatorë, por jemi të nivelit të lartë”, tha Calja.

I të njëjtit mendim ishte edhe kampioni europian i kërcimit se gjati Izmir Smajlaj, i cili tha se bën 4 orë në ditë rrugë për të shkuar në stërvitje në Elbasan ku është e vetmja një pistë me tartan. Të dy sportistët thanë që janë të pasigurt dhe nuk kanë garanci për të nesërmen, ndërkohë që shteti duhet t’i ofrojë më shumë pozicione në polici, ushtri apo zjarrfikësi ashtu siç ndodh në vendet europiane. “Nuk ndihem fare i sigurt sidmos me ligjin e sportit. Nëse dëmtohem dhe nuk mund të bëj sport, ku do përfundoj?”, tha Smajlaj.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Sheffield-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Zidane: Kemi ende uri, Ronaldo më i miri

Sadik.Autor

NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Talenti i Shpresave firmos për Laçin

F.autor

Leave a Comment