Futboll Seria A Sport

Firmosën suksesin në Champions League, infermieria tremb Allegrin te Juventusi

Juventus është një nga skuadrat pretendente për të fituar këtë vit Champions League. Kampionë të padiskutueshëm në Itali duket se do të vuajnë në javët e ardhshme dhe kjo për shkak të mungesave të shumta që vijnë si pasojë e lëndimeve në Champions dhe kampionat.

Daniele Rugani, Sami Khedira dhe Douglas Costa pritet të jenë mungesat e Massimilliano Allegrit për sfidën e ardhshme ndaj Udineses. I pari ka thyer një brinjë në ndeshjen ndaj Frosinones. Khedira ishte i dëmtuar që ndaj Valencias, problem që i është shfaqur sërish ditët e fundit. Nga ana tjetër, Costa do të duhet të vuajë katër javë pezullimin për shkak të sjelljes së gabuar që ky i fundit bëri ndaj lotjarit të Sassuolos.

Në këto kushte, Allegri duhet të bëjë mirë llogaritë në rast se nuk kërkon të bëjë hap fals në kampionat dhe Champions League.

Related posts

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Delo.autor

Portier të ri tek Reali? Ja çfarë thotë Zidane

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ankth tek kombëtarja europiane, konfirmohen 5 raste pozitive me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment