Futboll Seria A Sport

FLAMENGO DO DËSHTIMIN E INTER/ Gati t’i japë zikaltërve yllin e ekipit

Më 31 dhjetor huazimi i Gabriel Barbosa-s te Santos do të përfundojë.

Sulmuesi brazilian me shumë mundësi nuk do të qëndrojë te Inter dhe tani ka dalë një hipotezë e re që e rikthen në Brazil, por jo te Santos.

Ekipi që interesohet për sulmuesin është Flamengo. Në mënyrë që t’i mbushë mendjen Inter-it për t’i dhënë shërbimet e Gabigol, Flamengo i ofron një lojtar në shkëmbim.

Bëhet fjalë pikërisht për një talent të madh brazilian, Lincoln. Ai është vetëm 18-vjeçar por që tani ka filluar të përflitet si një lojtar me të ardhme të madhe.

“Do të ishte zgjidhja ideale për të dyja palët. Gabigol është një sulmues i madh, por edhe Inter do të merrte një sulmues me të ardhme të madhe,” shprehet agjenti i Lincoln.

Related posts

AKORDI NAPOLI-REJA/ Ja 3 arsyet pro dhe kundër për drejtimin e skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Zvicra eliminon Francën me “Ruletë Ruse” dhe sfidon Spanjën në çerekfinale

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja e Superkupës së Anglisë Liverpool-Manchester City. Nis sfida

Delo.autor

Leave a Comment