Futboll Sport

FORMACIONI I KOMBËTARES/ Mavraj titullar, balotazhe në linjën e majtë. Ja cilët mund të jenë në ndeshjen ndaj Jordanisë

Shqipëria do të luajë nesër në “Elbasan Arena”, miqësoren me Jordaninë, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në transfertë. Një test miqësor, për të parë gjendjen e grupit përballë një ndeshje vendimtare për fatet në turneun e Ligës së Kombeve.

 

Siç bëhet me dije, formacioni për nesër pritet të jetë 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare. Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani. Gjithsesi, ditën e nesërme mund të mësohen më shumë të reja nga 11-shja e italianit.

lineup

Related posts

“NUK ERDHA TEK BARCELONA PËR TITUJ”/ Griezmann zbulon arsyet e largimit nga Atletico

Delo.autor

“AI ËSHTË MË I MIRI”/ Ancelotti: Ja ku duan të luajnë Mbappe dhe Haaland

Delo.autor

VETËM 16 MINUTA NË 3 MUAJ/ Objekti misterioz kalon dëmtimin, tifozët e Milanit dhe trajneri presin ta zbulojnë

Delo.autor

Leave a Comment