Futboll Seria A Sport

“NËSE ËSHTË I ZGJUAR, TONALI VJEN TEK UNË”/ FIGC nis hetimet ndaj Francesco Tottit, ja për çfarë akuzohet…

Është hapur një dosje (hetim) nga komisioni i agjentëve pranë FIGC për punën e “CT10 Management”, kompania e këshillimit dhe skautimit e Francesco Totti. Qëllimi është të kuptohet nëse ish-kapiteni verdhekuq e ushtron apo jo funksionin e agjentit sportive, pa pasur titullin përkatës. Hetimi, i cili sapo ka filluar, lindi pas ankesës së A.I.A.C.S. (Assoagenti), përkundër faktit se vetë Totti ishte përpjekur të sqaronte situatën disa kohë më parë në një intervistë: “Unë nuk punoj si agjent sportiv. Vendosa të investoj në sektorin e referencës si një ish-sportist dhe sipërmarrës i lirë, në përputhje me të gjitha rregulloret aktuale”.

Sidoqoftë, Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe Agjentëve të Klubeve ka vendosur të paraqesë një ankesë kundër Francesco Totti. Akuza e bërë kundër ish-kapitenit dhe flamurit të Romës është ajo e të qenit agjent i lojtarëve, edhe pa qenë zyrtarisht kështu. Rreth një vit më parë, Francesco Totti zyrtarizoi agjensinë e tij të skautimit e të menaxhimit, e cila menjëherë pati sukses të madh, siç u konfirmua nga shumë lojtarë, që përfunduan nën menaxhimin e “10”. Agjensia e tij i besohet ligjërisht agjentit Giovanni DeMontis, partner në këtë përvojë të re.

Thjesht mendoni për atë që Beppe Bozzo, agjent i Tonalit, tha në përgjigje të deklaratave të “Pupone” në një Instagram live (“Unë po përpiqem të kap Tonalin… Tani jam i përfshirë thellësisht në zbulimin e talenteve. Mund të them se ka shumë futbollistë të rinj të talentuar. Tonali është më i talentuari nga të gjithë. Do bëj gjithçka që ta bindë dhe t’i bashkohet agjencisë sime. Nëse është i zgjuar, ai do të vijë tek unë”): “Francesco, mos u shqetëso. Pjesa tjetër është muhabet. Nëse mund të më lejosh, dua të të kujtoj se një kampion i madh dhe i dashur kudo si Totti nuk mund të jetë domosdoshmërisht një agjent i shkëlqyeshëm. A doni të bëheni agjent futbollistësh? Merrni sugjerime nga ata që e bëjnë këtë punë të lodhshme. Përveç talentit, duhen edhe sakrifica”.

Related posts

PAS 8 MUAJSH NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen përgatitet për kthimin në fushë, FIFA i jep lajmin e madh

Delo.autor

ISHTE PERFEKT NDAJ BENEFIKËS/ E gjithë Europa në garë për yllin e mbrojtjes së Interit

F.autor

U BLE ME BUJË/ 12 gola në 26 ndeshje, Ylli i PSG-së kërkesë klubit për t’u larguar

Delo.autor

Leave a Comment