Futboll Shqipëri Sport

Gega: Do te doja që pushimi i kampionatit mos të vinte tani, i vetmi shqetësim është…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë përpara mediave në prag të takimit të nesërm që do të zhvillohet me Luftëtarin. Trajneri i kryesuesve është shprehur se grupi është gati për çdo sfidë, por do të kishte preferuar të ruante ritmin.

Pushimi i kampionatit erdhi në moment të mirë për ju…

Besoj se ishte mirë për një pjesë të madhe të grupit. Ishte në kohën e duhur. Megjithëse unë do të dëshiroja të isha gjatë gjithë kohës në punë, që mos të humbim ritmin. Përveç Hoxhës çdo gjë ka shkuar në rregull.

Sa shqetëson mungesa e Hoxhës ?

Është hiprokizi të thuash që nuk na shqetëson. Do të mbështesim portierin tjetër, sepse është momenti i tij. Ne kemi besim te gjithë te ai. Loja në grup do ta ndihmojë atë. Portieri mund të rrijë edhe 6 muaj pa luajtur dhe më pas t’i vijë momenti. Hoxha besoj se për pak ditë fillon stërvitjen.

Lukas Kardozo nuk ka luajtur, kur rikthehet ?

Është bashkuar me grupin dhe po stërvitet. Po të ishte 100% do ta shikonit në fushë, por shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit. Në bazë të nevoja do ta vendosim, sepse është pjesë e rëndësishme.

Ka diçka që ju shqetëson ?

Në çdo ndeshje kemi pasur probleme dhe jemi munduar ti korrigjojmë. Në asnjë vend të botës nuk ka ndeshje perfekte. Me Gjirokastërën është sfidë e re, do mundohemi ta përgatisim mirë. I vetmi shqetësim ka qenë dëmtimi i Hoxhës, por ne kemi besim të plotë te Xhika.

Kur përmendet Luftëtari çfarë ju vjen ndërmend ?

Gjirokatra e atyre viteve ka pasur futbollsitë të mirë si Braho, Seiti, Kalluci. Kemi pasur ndeshje por rezultate kanë qenë surprizë, takimi i përfunduar 5-2, unë kam qenë në fushë. Tani është situatë tjetër.

Humbjen më të thellë të Partizanit e ka shkaktuar Lufëtari…

Vazhdimisht jap llogari për ditët e këqija. Duhet të jemi vigjilentë dhe të jemi me këmbë në tokë.

Partizani në qendër të vëmendjes, i druheni euforisë?

Unë mendoj se çdo stërvitje mund të ketë eufori. Mendoj se puna e stafit kjo është, mos të dali grupi nga kontrolli. Jemi një familje e mirë me profesionista. Nuk besoj se ka vend për eufori.

Related posts

CHAMPIONS/ Porto dhe Manchester City ndajnë pikët. Marseille përmbys Olympiakos

Delo.autor

KLASIKJA/ Allegri bën ndryshimin e madh, befason të gjithë me formacionin kundër Milanit

Isa.Autor

E njohët? Kampioni i botës siç nuk e keni parë kurrë më parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment