Futboll Seria A Sport

I PAZËVENDËSUESHËM TEK INTER/ Brozovic rinovon javën tjetër, nëse pengesë nuk bëhet… Bayern

I pazëvendësueshëm për Interin për nga rëndësia që ka në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, Marselo Brozoviç është tema më e nxehtë e ambientit zikaltër.

Kontrata që skadon në qershor dhe akordi i munguar e kanë bërë diskutimin mes palëve të vështirë gjatë kësaj kohe, por duket se më në fund ujërat janë qetësuar dhe kroati është shumë pranë firmës. Në takimin e parë të ndodhur dy javë më parë, oferta e klubit ishte ndalur në 5 milionë, ndërsa mesfushori kërkonte 7 të tilla.

Tani palët janë pranë gjetjes së një rruge të mesme dhe në takimin e programuar për javën tjetër, shifrat kanë ndryshuar. 5.5 milionë euro në sezon plus bonuset për 4 vitet e ardhshme është propozimi i riformuluar i drejtuesve që me një total prej 6 milionë eurosh, kënaq edhe xhepat e lojtarit dhe është një rritje e konsiderueshme e 4 milionë eurove që përfiton aktualisht.

Në rast të dakordësisë në javën e ardhshme, zyrtarizimi pritet pas ndeshjes me Real Madridin, por në mes mund të hyjë një tjetër klub. Bajerni i Mynihut ka shfaqur interesin e tij për Brozoviçin dhe është gati t’ia plotësojë atij dëshirën ekonomike fillestare duke i ofruar 6.5 milionë euro plus bonuset.

Nagelsman e vlerëson xhevahirin e mesfushës, pa harruar që edhe PSG-ja është gjithmonë në ndjekje të tij. Gjithsesi, kroati duket se po i reziston tundimit dhe do t’i japë një hans Interit.

PERISIÇ – “Çdo gjë është e mundur”, është shprehur Ivan Perisiç kur u pyet për rinovimin. Mbrojtësi që kishte mbyllur çdo urë diskutimi me zikaltrit duket se ka bërë një kthesë 360 gradë.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, klubi ka vendosur të rrisë ofertën e tij (që përsëri është më pak se paga aktuale) në 4 milionë euro, për një kontratë 2-vjeçare me opsion për të tretin. Kroati fiton 5 milionë euro nga kontrata që i skadon në qershor, por në moshën 32-vjeçare oferta e Interit duket joshëse dhe Perisiç duket se po e mendon seriozisht firmosjen.

Related posts

PËRMBYTJET E SHIRAVE NUK NDALIN ATLETËT/ Maratona e Venezia zhvillohet nën ujë (VIDEO)

Isa.Autor

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

Tevez: Në Kinë nuk kanë lidhje me futbollin

Q.Autor

Leave a Comment