Futboll Shqipëri Sport

Gega: Skënderbeu nuk na vodhi gjë, Muzaka shënoi me atë interpretim sepse…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për “Supersport” pas humbjes me Partizanin dhe deklaroi

Skënderbeu shumë e fortë apo Partizani nuk ishte në nivel?

Duhet ti japi vlerat Skënderbeut nuk na vodhi gjë. Janë një ekip kampion. Unë besoj se loja kishte pjesët e mira tonat. Nuk mund të them se një ekip varet nga një rast. Por kishim raste të pastra. Goli i parë ishte mungesë vëmendje. Kështu është futbolli. Këto janë mangësi dhe është një ndeshje me një rival direkt. Jemi në vendin e dytë dhe kur kemi qenë në vendin e parë e kam thënë që kampionati është i gjatë.

Goli i Muzakës nga stoli?

Ishte një interpretim i mirë i tij dhe një mos vëmendje nga ana jonë. Ai e interpretoi shumë mirë gabimin tonë. Në momentin që iu dha shansi goditi dhe shënoi.

E nënvlerësuat Muzakën?

Edhe ai që fillon nga pjesa e dytë duhet të marrë të njëjtën vëmendje. Duhet të ishim të vendosur shumë mirë. Ishte një top i gjatë dhe na gjeti në gjumë. Ai e interpretoi shumë mirë. Ne ishim përgatitur për Muzakën në fillim, por nuk gabuam shumë. Nuk na hyri paniku. U munduam ta mbanim shumë lart Skënderbeun. U munduam me kundërsulme. I patëm mundësitë, por kështu funksionon futbolli. Është një plus për Skënderbeun të fusësh Muzakën në pjesë të dytë dhe ai e tregoi kualitetin e tij. Unë personalisht nuk e kisha detyrë të posaçme për Muzakën, ne ishim përgatitur për atë, por gjithsesi gjëra që ndodhi. Mase edhe unë duhet të kisha insistuar. I tërhoqa vëmendjen Kalarit dhe Ibrahimit që të ishin të vëmendshëm. Një moment që nuk ishim të vëmendshëm na goditën.

Related posts

Juventusit pranë goditjes së madhe në merkato, gati të transferojë talentin e Serie A

Q.Autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Modriç: Ishullorët duan hakmarrje, as që e mendoj tërheqjen

Delo.autor

Mourinho revolucion në mbrojtje, vijnë Bonucci dhe Maguire

Isa.Autor

Leave a Comment