Futboll Premier League Sport

E ÇUDITSHME NGA ANGLIA/ Për një puthje lojtari ndëshkohet me karton… (VIDEO)

Në Angli ka gjithmonë çudira në futboll, këtë herë ishte në ndeshjen Burnley-Cardiff, ku vendasit fituan me rezultatin 2-0.

Megjithatë për sulmuesin Ashley Barnes nuk ishte një ditë normale sepse në një përplasje me Joe Bennett zgjodhi një formë tjetër për të bërë “sherr”.

Ironike por Barnes e puthi dy herë në hundë kundërshtarin e tij, teksa mes dhëmbëve lëshonin sharje dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Këtë episod e pa nga afër gjyqtari i ndeshjes, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë për sjellje antisportive.

Ky episod kaloi në vëmendjen e të gjithë studiove sportive, madje Gary Lineker bëri shaka se Barnes ishte me fat që nuk mori dy kartonë të verdhë sepse e puthi dy herë kundërshtarin.

Related posts

LIVE/ Kroacia dhe Danimarka kërkojnë çerekfinalen në “RUSI 2018”

Sadik.Autor

SOLSKJAER NUK SHKARKOHET/ 83 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar në janar

Delo.autor

TËRBOHET REALI/ Përfaqësuesit e MODRIC në MILANO, ja FOTO-ja që zbulon transfertën e madhe

Isa.Autor

Leave a Comment