Futboll Shqipëri Sport

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Sebino Plaku u shpall lojtari i ndeshjes Kamza-Flamurtari. Sulmuesi shënoi një gol të jashtëzakonshëm pas 5 minutash lojë dhe morri përsipër aksionin që i dha barazimin e merituar Kamzës në fund. Për “Supersport”, Plaku nuk arriti ta shpjegonte mënyrën si rodhi ndeshja drejt kalimit në avantazh të Flamurtarit. Për “Supersport”, ai theksoi se fitorja e Kamzës u mohua nga pritja në fund e Enea Koliqit, portieri i Flamurtarit.

“Nuk e parashikuam se do shkonte kështu. E shfrytëzuam shumë mirë mundësitë në fillim. Nuk mund ta di se çfarë ndodhi. U krijua panik dhe Flamurtari e shfrytëzoi shumë mirë këtë gjë. Ngjarjet rrodhën në një mënyrë që i kishte të gjitha. Por në fund morëm një hov. Ishte një moment që Flamurtari ra. Koliqi bëri një pritje shumë të mirë”, shprehet pas takimit Plaku.

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë për trajnerin e ri, “verilindorët” bëjnë zgjedhje të shpejtë

Delo.autor

BAYERN MUNICH-BARCELONA/ Allianz Arena, stadium që sjell mallkim për “Katalanasit”

Delo.autor

E PABESUESHME/ Koronavirusi “ndihmon” Borussia Dortmund! Ja motivi

Delo.autor

Leave a Comment