Futboll Seria A Sport

Zhgënjimi nga finalja e Kupës, Gattuso nuk di nga t’ia nisë më parë

Gennaro Gattuso, teknik i AC Milan, ka dalë sot para medieve dhe normalisht humbja në finalen e Kupës së Italisë ishte një nga tematikat e prekura. Trajneri i Kuqezinjve e ka të qartë se duhet harruar sa më parë ajo disfatë, teksa deklaroi: “Ka shumë zhgënjim, e kam prekur me dorë në dhomat e zhveshjes në stadiumin Olimpico. Zhgënjimi është i madh për tifozët, por për mua ishte qartë: e dija që para ndeshjes që do të ishte e vështirë kundër Juventusit. Duhet ta lëmë mënjanë zhgënjimin dhe të shikojmë dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Kemi për të detyrë të ngremë lart moralin e djemve”.

ANALIZA E FINALES – “Kemi gjetur një Juventus që na dha ndjenjën e sigurisë, pasi për 55 minuta luajtëm mirë. Edhe unë kisha ndjenjën se sa herë shkonim përpara nuk ishim produktivë, ndërkohë ata edhe mund të na dëmtonin. Duhet të bënim ndeshjen perfekte, por Juventusi ka diçka më shumë. Pas katër golave kam menduar se mund të pësonim edhe 7-8 gola, pasi ata nuk u ndalën”.

DONNARUMMA – “Ai mori përgjegjësinë, por nuk humbëm për shkak të Gigio-s. Bëri dy gabime, nuk humbëm prej tij. Largimi i tij? Unë nuk e bëj merkaton dhe nuk vendos se kush qëndron ose ikën. Ju harroni se është 19 vjecc dhe nuk është e lehtë të përballosh zërat. Në futboll duhet të kesh një mendje të kthjellët, nëse nuk je i qetë është e vështirë të luash. Nëse është duke bërë më shumë gabime, ndodh sepse nuk është i qetë. Para ndeshjes u fol për PSG-në, nuk e di nëse zërat vijnë nga menaxheri i tij, por Gigio nuk është i qetë”.

PËRGATITJET – “Dje kemi bërë pak stërvitje, por në këto ditë kemi punuar psikologjikisht me djemtë, kemi provuar të mos mendojmë për humbjen, pasi nuk na shpie askund. Është një humbje që djeg, por përgjegjësi i parë jam unë. Duhet t’u japim zemër djemve”.

RËNIA – “Eksperienca nuk blihet në supermakrket, kur ka të rinj ka edhe ulje-ngritje. Ka rënie sepse ne kemi bërë një lloj pune që solli përfitime të menjëhershme dhe pastaj patëm një rënie. Nuk është normale të bësh 53 ndeshje në një vit. I pari përgjegjës jam unë, i di gabimet që kemi bërë dhe përse lojtarët nuk kanë shprehur maksimumin”.

FORMACIONI – “Nëse nuk ndryshojmë modulin është sepse duam të bëjmë një lloj loje. Suso dhe Calhanoglu  kanë karakteristika unike nëse duan të luajmë me krahët, Borini ka karakteristika të ndryshme”.

ATALANTA – “Gjatë gjithë vitit Atalanta ka qenë në formë, kanë mentalitetin e duhur dhe janë të fortë fizikisht. Duhet të bëjmë një paraqitjet të mirë të dielën. Duhet të bëjmë kujdes nga presioni dhe forca fizike e tyre, nuk duhet ta humbim topin”.

BOBAN NË MILANELLO – “Kemi folur për projektin e propozuar për botërorin e klubeve çdo katër vite. Normalisht folëm edhe për vitet që kemi kaluar së bashku”.

MILANI I SË SHKUARËS – “Nuk mund të bëni krahasime midis Milanit të sotëm dhe Milanit të së shkuarës, kuqezinjtë tani duhet të rriten. Duhet kohë për t’u kthyer në nivelet e së shkuarës”.

Related posts

Marrin fund tensionet tek Leicester, Mahrez rikthehet në stërvitje

Q.Autor

PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti

Isa.Autor

TËRBOHET VIDALI/ Mesfushori bën “GAFËN E VITIT”, për të fitohen 3 pikë edhe në…

Isa.Autor

Leave a Comment