Futboll Seria A Sport

GJITHMONË UNIK/ Talenti i futbollit italian rikthehet në fushë pas 20 muajsh pushim

Sulmuesi i njohur italian Antonio Cassano ka nisur sot zyrtarisht aventurën e tij me skuadrën e Entella, e cila militon në Serinë C të Italisë, 20 muaj nga ndeshja e tij e fundit, në janar të 2017-ës. Ish-sulmuesi i Sampdoria ka vendosur të rikthehet në fushë pas gati dy vitesh pushim (verën e 2017-ës firmosi me Veronën, por u tërhoq pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare), në moshën 36-vjeçare, por siç u shpreh vetë Cassano gati për këtë aventurë të re, pasi ka ende shumë për të dhënë.

“Unë jam gjithnjë gati”, ka thënë Cassano në momentin që ka mbërritur në qendrën stërvitore të skuadrës së Entella, ku pritet të mbajë fanellën me nr.31. Të pranishëm në qendrën stërvitore kanë qenë disa qindra tifozë që e kanë mirëpritur dhe përshëndetur ish-sulmuesin e kombëtares “azzurre”, një nga talentet e futbollit italian në 20 vitet e fundit.

Cassano u duk në formë të mirë në momentin që ka zbritur në fushë, në orën 14:30, kur dhe ka nisur seranca e parë stërvitore me skuadrën e tij të re. Entella pritet ta federojë brenda këtyre ditëve lojtarin në mënyrë që ai të jetë i gati për të luajtur këtë fundjavë. Sulmuesi ka mbërritur në qendrën stërvitore bashkë me presidentin e këtij ekipi, Antonio Gozzi, mik i Cassano.

Related posts

TRANSFERIMI I NEYMAR/ PSG kërkon 250 mln Euro “cash”

F.autor

Dortmund nuk di të ndalet/ Reus vendimtar ndaj “viktimës” së preferuar (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Vllaznia. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment