Futboll Seria A Sport

Dështimet e derbit/ Blerjet më të këqija të Interit dhe Milanit në vitet 2000

Derbi i Milanos ka patur për protagonistë shumë futbollistë të mëdhenj, si me fanellën e Milan-it, ashtu edhe me atë të Inter, duke filluar që nga përballja e parë, e luajtur më 10 janar të 1909-ës, deri tek ajo e fundit, e 4 prillit të kaluar. Atletë që me magjitë e tyre kanë ndriçuar “San Siron” dhe kanë gëzuar tifozeritë respektive, por derbi ka patur edhe dështime. Në fakt, dy klubet e Milanos kanë bëra disa investime të gabuara, duke ia veshur fanellat e tyre disa lojtarëve jo shumë cilësorë.

Në pritje të përballjes që do të zhvillohet të dielën e ardhshme (20:45), portali “calcaio.fanpage.it” ka kujtuar disa nga lëvizjet e gabuara të bëra në merkato nga dy klubet.

Nga M’Vila te Lamouchi: gabimet e Inter
Zikaltrit, që shpesh kanë gabuar në me rkato (edhe në favor të “kushërinjve”), në vitet pas “Triplete-s” kanë marrë në Appiano Gentile lojtarë, si Yann M’Vila, Ishak Belfodil, Wallace Patrick Olsen dhe Caner Erkin. Duke i hedhur një sy skuadrave deri në fillimin e viteve 2000 mund të gjenden emrat e Sabri Lamouchi, Vratislav Gresko, Vampeta, Gonzalo Sorondo dhe Nelson Vivas, por nuk është e nevojshme të shkohet shumë larg, sepse tifozët pyesin akoma sot veten se ku ka përfunduar Lisandro Lopez, i marrë janarin e kaluar si lojtari që duhet të sistemonte mbrojtjen dhe që më pas është zhdukur nga radarët e Spalletti-t.

Nga Digao te Mattioni: gabimet e Milan-it
Nëse Sparta qan, Athina nuk qesh. Nga sponda tjetër e Milano-s nuk kanë bërë më mirë, me kuqezinjtë që po vuajnë akoma sot nga blerjet e Jose Mauri dhe Luiz Adriano. Gjithsesi, në vitet e kaluara Milanello ka parë edhe më keq, duke parë se aty kanë shkelur personazhe, si Digao, vëllai i vogël i Kaka; Felipe Mattioni, Leandro Grimi, Mathias Carascio, Tabarè Viudez dhe Didac Vila. Nëse do t’i hidhnim një sy albumit të “Djallit” do të gjenim lojtarë, si Fabricio Coloçini, Darjo Smoje, Ricardo Oliveira Julio Cesar, Javi Moreno dhe Pablo Garcia.

Dështimet e derbit

10) Yann M’Vila (Inter)
9) José Mauri (Milan)
8) Ishak Belfodil (Inter)
7) Luiz Adriano (Milan)
6) Wallace Patrick Olsen (Inter)
5) Digao (Milan)
4) Caner Erkin (Inter)
3) Leandro Grimi (Milan)
2) Sabri Lamouchi (Inter)
1) Ricardo Oliveira (Milan)

Related posts

SALERNITANA-MILAN/ E pabesueshme, shikoni momentin kur Bonazzoli ndëshkon “Djallin” me roveshatë (VIDEO)

Delo.autor

BALE ZGJEDH TOTTENHAMIN/ Reali do t’i paguajë më shumë se gjysmën e pagës

Delo.autor

U LARGUA NGA KLUBI TURK/ Samir Ujkani kërkohet nga skuadra e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment