Futboll Premier League Sport

“GLADIATORI”/ Granit Xhaka: Falë këtij SUPER lojtari te Arsenali, unë u përmirësova

Ardhja Lucas Torreira, për Granit Xhakën ka qenë një nga vendimet më të mira nga Arsenal në këtë merkato verore. Përpara ndeshjes së të enjtes, kundër Sporting, Xhaka është prononcuar për mediat ku është ndalur të flasë për fillimin mbresëlënës që mesfushori 22-vjeçar ka bërë në Premier Ligë dhe se si uruguaiani e ka ndihmuar atë të përmirësojë lojën e tij.

Arsenal nënshkroi me Torreira për £ 26.4m nga Sampdoria në merkaton e verës dhe mesfushori ka pasur një impakt të menjëhershëm në “The Emirates”…më e fundit ishte ndeshja e së hënës në Leicester ku bëri një performancë të jashtëzakonshme. Qëndrueshmëria mbrojtëse e Torreira ka mundësuar që Xhaka të shtyjë më përpara dhe 26-vjeçari pranon se ardhja e shokut të ri në ekip, e ka ndihmuar atë që të dalë në futbollin që dëshiron të luajë.

“Po, Lucas më lejon të luaj futbollin që dua të luaj, të shkoj pak më përpara. Ju mund të shihni se ai është i rëndësishëm për ne, sepse ai është aq i fortë në mbrojtje dhe gjithashtu në duele. Torreira mund të luajë lehtësisht nga njëra anë në tjetrën dhe të shkojë përpara, gjë që me të vërtetë ndihmon në ekuilibrin tonë. Jam i lumtur që luaj me të dhe me djemtë e tjerë në mesfushë”, u shpreh shqiptari.

Xhaka gjithashtu nuk nguroi të thoshte edhe disa fjalë të mira për Mesut Ozil, i cili kryesoi Arsenalin kundër Leicester, me tre golat e tij.

“Mesut ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për këtë skuadër, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ai ka qenë shumë i mirë në ndeshjet e fundit dhe specifikisht të hënën. Jemi shumë të lumtur që kemi atë në ekipin tonë”, përfundoi ai.

Related posts

PYETET PËR RIKTHIMIN TEK REALI/ Mourinho jep përgjigje enigmatike

F.autor

TRIUMFUAN NË “FA CUP”/ Dëgjojeni si çmendet komentatori anglez pas super golit të Celinës (VIDEO)

Delo.autor

MARRËVESHJA PËR KALE/ Idrizi: Falënderoj Gjicin, në janar prisni një superblerje

Isa.Autor

Leave a Comment