Futboll Seria A Sport

GLADIATORI ITALIAN/ Marchisio: Nuk do ta bëj kurrë këtë, IBRA s’është më i miri

Mesfushori i Zenitit, Claudio Marchisio, po ambientohet mirë në Shën Petërsburg. Ish-lojtari i Juventus ka dhënë një intervistë për faqen ruse “Championat.com”, duke u nisur nga fakti se shumë pak trajnerë italianë punojnë jashtë.

“Po, italianët nuk marrin fitore të mëdha. Te skuadrat kryesore janë trajnerë, si Klopp, Guardiola, Mourinho dhe Tuchel. Por, në të njëjtën kohë, Sarri po drejton Chelsea-n, klubi anglez ku kanë qenë edhe Ancelotti, një nga më të mëdhenjtë, dhe Conte, i cili, nga sa kam lexuar, mund të shkojë te Real”, ka thënë Marchisio.

“Nga ish-shokët e mi tek Juventus, Chiellini nuk besoj se mund ta bëjë trajnerin, edhe pse është një lider shumë i mirë. Për sa më takon mua, nuk mendoj të bëhem trajner në të ardhmen, është një mendim që nuk më emocionon”.

I pyetur në lidhje me Ibrahimovic: “Nuk është më i miri, por sigurisht një nga më të mirët e historisë”.

 

Related posts

“ÇMENDET” REAL MADRID/ Florentino Perez gati 116 milionë euro për yllin e Bundesligas…

Delo.autor

SI MOURINHO TURPËROI OZIL/ “E dashura jote ka qenë me të gjithë ekipin e Interit dhe…”

Delo.autor

Largimi i Coutinhos, Liverpool hidhet në sulm për Draxler

Q.Autor

Leave a Comment