Champions League Futboll Sport

FESTA E TURPSHME E RONALDOS PAS NDESHJES/ UEFA pritet të hapë hetim ndaj CR7, ja masat

Kristiano Ronaldo ishte heroi i mbrëmjes së Juventusit, në Ligën e Kampionëve, me 3 golëshin e tij ndaj Atletikos, duke i dhuruar përmbysjen madhështore bardhezinjve ndërsa siguruan kalimin në raundin e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes ylli portugez duket se ekzagjeroi paksa me gjestet në festimin pas ndeshjes, teksa ia ktheu me të njëjtën monedhë, trajnerit të Atletikos, Diego Simeone.

Argjentinasi në ndeshjen e parë në Madrid, festoi në një mënyrë ofenduese ndaj tifozerisë italiane, duke nxitur edhe irritimin e lojtarëve të Juventus.

Mirëpo, diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e UEFA-s, e cila nëpërmjet pamjeve televizive pritet të hapë një hetim ndaj Ronaldos.

Megjithatë, duke parë precedentin me trajnerin Simeone, i cili për të njëjtin veprim u ndëshkua me gjobë, duket se edhe 34-vjeçarin e pret e njëjta masë ndëshkimore, duke përjashtuar ndëshkimin me pezullim për ndeshjet e ardhshme të Champions League.

Related posts

“MË MUNGOJNË SHUMË”/ Maxi Lopez dhe zgjedhja e Wandas: Nuk ia uroj as armikut më të keq

Delo.autor

“CONOR MCGREGOR NË FORMË”/ Dana White: Gjithnjë i rrezikshëm kur rikthehet në kafaz

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Po bëhet virale, shikoni reagimin epik të Guardiolës në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment