Futboll Shqipëri Sport

Grezda: Roli që më dha Panuçi nuk është për mua. Penalltia? Ndërhyrja më e fortë që kam marrë

Pas ndeshjes me Jordaninë, Eros Grezda foli për Supersport ku deklaroi:

Çfarë ju shërbeu sfida sot?

Trajneri donte të provonte diçka të re, kishim shanset tona, por nuk ishte pasqyra jonë e vërtetë. Nuk bëmë një ndeshje të mirë, duke nisur nga unë, prej një lëndimi që mora në klub. Vetëm dje kam bërë stërvitjen e parë. Me Izraelin do kem formën më të mirë.

Trajneri shprehet se shumica e futbollistëve unk e ndjejnë peshën e fanellës. Çfarë ju ka thënë?

Po, flasim shumë për këtë aspekt. Kualiteti nuk është kryesore në ekipin kombëtar. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje ku futemi.

Pozicion i ri pas sulmuesit sot në Kombëtare. Si u ndjeve?

Loja ime me shpinë nuk është aftësia më e mirë. Kam bërë vetëm 3 ndeshje me Rejnxhërsin, dhe në këtë pozicion nuk kam luajtur shumë, vetëm me Spanjën. Nuk ishte ndeshja më e mirë, por do përpiqem të përmirësohem.

Rasti i humbur në pjesën e parë…

Ishte një aksion i bukur nga Gavazaj, tentova të gjej cepin e portës, por është një gabim teknik.

Penalltia?

Nuk besoj se kam pasur ndonjë ndërhyrje më të fortë në karrierë. Mora një shtyrje shumë të fortë nga mbrapa. E lëndova edhe krahun. Ishte një penallti e pastër.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Delo.autor

U SULMUA SHOKU I EKIPIT ME KORE RACISTE/ Shpërthen ylli i Juventusit: Është për të ardhur keq që…

Delo.autor

A DO TRANSFEROHESH TE REALI? Pogba befason me përgjigjen e tij duke thënë se…

Delo.autor

Leave a Comment