Futboll Shqipëri Sport

Lila: Të hapen “kutitë” për votimin e kapitenit, ja kush do jenë dy zëvendësit e Mavrajt

Pas ndeshjes me Jordaninë, Andi Lila, foli për mikrofonin e Supersport, nga ku deklaroi:

Çështja e kapitenit…

Meqë po flisni për kapitenin, dua ta nis me një batutë. Të hapen kutitë për votimin e kapitenit, meqë ndodh gjithmonë kështu në Shqipëri (qesh). Ju tregoj edhe zëvendësit e kapitenit Mavraj, i dyti është Hysaj, dhe i treti Basha.

Shumë shpejt, gruaja do lindë vajzë…

Faktikisht, është punë ditësh, jemi në pritje. Shpresoj të lindë me shëndet.

Provove me disa gjuajte nga distanca, për të shënuar, ndoshta me një dedikim special?

Më mungon shumë goli me Kombëtaren. Ishte ndeshja e 69-të, dhe nëse do shënoja, do ishte e jashtëzakonshme.

69 ndeshje që nga 2007, kaloni Haxhin, Taren dhe Bushin.

Ndihem krenar që kam zhvilluar kaq shumë ndeshje, e kam shiju çdo minutë. Është një përvojë e jashtëzakonshme, çdo ndeshje me Kombëtaren. Objektivi im është të thyej rekordin e Duros, që e keni në studio(qesh). Se mos më ndezësh qiriun pastaj?! (qesh)

Lodhesh më shumë tani, apo në kohën tonë, me Skelën e Muratin…

Është një brez i jashtëzakonshëm futbollistësh. Kam shumë kujtime të mira nga ato kohë.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Gjermani-Spanjë. Rezultati 1-1

Delo.autor

VENDOS REKORD NË MERKATO/ Ja statistikat për shitjet e lojtarëve në 10 vitet e fundit tek Atletico

Delo.autor

ARSENAL-BRIGHTON/ Xhaka dhe Mustafi janë titullarë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment