Futboll Shqipëri Sport

GURI bëhet “mollë sherri”/ Klubi shkodran çon Kukësin e Ostenden në FIFA për… 

Një nga shitjet më të bujshme të kësaj merkatoje vere nga klubet shqiptare, ishte padyshim ajo e Sindrit Gurit, i cili nga Kukësi kaloi në Belgjikë tek Ostende, për shifrën e 710 mijë eurove. Kjo shumë mbushi arkat e klubit verilindor, por tashmë kuksianët hasin një problem.

Klubi mëmë i cili ka ndihmuar edhe në rritjen e sulmuesit, KF Shkodra, duhej të merrte edhe një pagesë solidariteti, siç është e përcaktuar edhe në FIFA, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Siç raporton Telesport, Taip dhe Rudi Piraniqi, që drejtojnë klubin privat të KF Shkodra kanë kontaktuar me avokatin e klubit të Kukësit, Arsen Selmanaj, dhe kanë kërkuar këtë tarifë, e cila shkon në shifrën e 10 mijë eurove. Juristi i Kukësit ka kërkuar që të vendoset dokumentacioni në dispozicion të tij për të vërtetuar se Guri ka qenë lojtar i këtij ekipi. Në momentin që i janë vendosur të gjitha dokumentat në dispozicion, avokati i Kukësit u ka thënë që taksën e solidaritetit do ta marrin nga skuadra e Ostendes.

Më pas, gjithçka ka vazhduar me Kukësin që kërkon që klubi belg të paguajë këtë tarifë, ndërsa Ostende thotë se sipas kontratës, i takon verilindorëve të paguajnë paratë. Ky ngërç ka mbetur ende i pazgjidhur, dhe çështja mund të shkojë në FIFA, nëse KF Shkodra nuk paguhet.

Related posts

KLASIKJA/ PSV fiton 3-0 sfidën direkte me Ajaxin, shkon +5 nga “harkëtarët”

Isa.Autor

BOLOGNA-JUVENTUS/ “Jashtëtokësori” Ronaldo synon një rekord… 70-vjeçar

Delo.autor

Jessica Immobile tregon sekretin e formës së mirë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment