Futboll Premier League Sport

HENRY është trajneri i ri i Monaco/ Firmos kontratë 3-vjeçare me ekipin e Ligue 1

Referuar raportimeve të medieve të huaja, Thierry Henry ka arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare me Monaco, për të qenë trajneri i ekipit të Ligue 1. Sipas “L’Equipe”, Ish-sulmuesi i Arsenal dhe zëvendëstrajneri i Belgjikës, aktualisht 41 vjeç do të nisë karrierën e tij si trajner i parë, në Francë, pasi ka zëvendësuar teknikun Leonardo Jardim. Henry ndodhej në radarët e Aston Villa, por legjenda franceze ka gjetur akordin dhe ka pranuar ofertën e klubit të principatës, Monaco, aty ku ka luajtur edhe vetë në vitet 1993 dhe 1999. Klubi i Ligue 1 besoi te Henry për të zëvendësuar Jardim, të shkarkuar të enjten, pasi ky i fundit ishte në udhëheqje të ekipit në rënien pikiatë të Monaco, që aktualisht renditet në vetë të 18 në Ligue 1.

Fituesi i Kupës së Botës në 1998 kaloi 6 vite te Monaco, duke u aktivizuar në 105 ndeshje. Tani legjenda franceze rikthehet në shtëpi, aty ku kishte hedhur rrënjët e para si futbollist, mesa duket pasi pat refuzuar më parë në fillim të javës ofertën e Aston Villas. Ekipi i Championship më pas besoi te trajneri i Brentford, Dean Smith për postin e kreut të pankinës, ndërsa John Terry do të jetë asisteni i tij. Tani, objektivi kryesor i Henry do të jetë shpëtimi i klubit të tij të ri nga rënia, me skuadrën që ndodhet në pozita të tmerrshme. Ata fituan titullin kampion në Ligue 1 në vitin 2017, duke shitur futbollistë në vlerë gati 500 milionë paunds, si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Ben Mendy, Tiemoue Bakayoko, Thomas Lemar dhe Fabinho. Henry ishte emëruar në vitin 2016 zëvendëstrajner i Belgjikës, duke asistuar Roberto Martine, duke kontribuar në udhëheqjen e belgëve drejt vendit të tretë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Related posts

LOJËRAT DIMËRORE/ Kosova me dy sportistë drejt Olimpiadës “Pekini 2022”

Delo.autor

NIS ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ De Laurentiis hap portofolin, lumturon Gattuson me 2 lojtarë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Trajneri Lampard: Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur….

Delo.autor

Leave a Comment