Futboll Seria A Sport

HISTORIA E IKARDIT/ Te Barça do ishte harruar, sot është yll i Interit

Në 2001-shin, kriza ekonomike detyroi familjen Ikardi të emigrojë në Spanjë. Prindërit (babai Huan Ikardi dhe mamaja Analia Rivero) vendosën të stabilizoheshin në Ishujt Kanarie, ku sot bomberi dhe kapiteni zikaltër nisi të luajë për Union Deportiva Vesindario.

ikardii

Shtatë vite më pas gjatë një turneu tërhoqi vëmendjen e Barcelonës: Ikardi, atëherë vetëm 15 vjeç, në atë event shkëlqeu, klubi katalanas kontaktoi me përfaqësuesit e tij dhe i ofroi një kontratë gjashtëvjeçare. Por, Mauro në Katalonjë nuk u ndie kurrë “si në shtëpi”: për një numër 9 është vështirë të gjejë pozicion në skemat “blaugrana”. Ndaj në 2011-ën vendosi të transferohej në huazim te Sampdoria, që më pas e bleu për… 400.000 euro.

Vite më pas vetë argjentinasi do komentonte: “Loja e Barçës ishte shumë ndryshe me karakteristikat e mia dhe vendosa të provoj futbollin italian, ku përshtatem më mirë”. Edhe ish-përfaqësuesi i tij, Abian Morano, do shpjegonte: “Largimi nga Barcelona i ndryshoi jetën Mauros: jam i bindur se pa atë vendim sot nuk do ishte një lojtar profesionist”. Interi e bleu nga Sampi për 13 milionë, pas 113 golash në 191 ndeshje si zikaltër sot vlen 110 dhe është “ylli” i Interit.

Related posts

“BUZËQESH” PIOLI/ Titullari i Milanit shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në dispozicion të skuadrës

Delo.autor

“MBËSHTES SERBINË”/ Dritan Abazoviç mohon deklaratën: Mediat e nxorën nga konteksti. Jam tifoz i Shqipërisë!

F.autor

“AI ËSHTË FUTBOLLIST SHEMBULL…”/ Trajneri i Sunderland për Xhakën

F.autor

Leave a Comment