Futboll Kombëtarja Sport

Hysaj i del në mbrojtje PANUCCIT: Bëri mirë që s’më aktivizoi… Balaj dhe Manaj? Na mungojnë…

Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Izraelit. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve nuk u aktivizua dje kundër Jordanisë, megjithatë sipas tij ishte zgjedhje e duhur nga trajneri Panuçi sepse në këmbët e tij kishte shumë minuta me Napolin. Në fjalën e tij, Hysaj u shpreh:

“Besoj se trajneri Panuçi ka dhe të drejtë, pasi kemi pasur shumë ndeshje me Napolin. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet t’i shohim duke u rritur. Na vjen dhe keq për lotjarin që është dëmtuar. Bëri pushim që na la pushim disa lojtarëve. Futbollistët në fushë luajtën mirë. Shpresojmë që të dielën të jap maksimumin ashtu siç kam bërë gjithmonë me këtë Kombëtare.

Besoj se do t’ia dalim se s’bën se duhet ta fitojmë këtë ndeshje për të qenë të qetë për kualifikim. Ndeshja me Jordaninë ishte punë centimetrash që nuk arritëm të shënojmë. Ndryshime nuk ka shumë sepse të njëjtët jemi në fushë. Jemi duke marrë gjërat e vogla që na duhen. Besoj se jemi gati për ta luajtur ndeshjen si duhet. Jemi futbollistë profesionistë. Çdokush luan në një kampionat të madh, çdokush duhet ta dijë si ta luajë rolin. Secili duhet të japë maksimumin e tij.

Futbollistët që mungojnë? Sigurisht i njohim vlerat e tyre si Cikalleshi dhe Sadiku që na mungojnë. Por, ka edhe futbollistë të rinj si Manaj dhe Balaj që kanë bërë mjaft mirë. Çdokush që do të luajë në fushë do të japë maksimumin”, ka thënë mbrojtësi i djathtë i Kombëtares.

Related posts

PLAS TEK LUFTËTARI/ Klubi pezullon trajnerin Ahmataj dhe 2 titullarë, ja shkaku befasues

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Korea e Jugut kritika të shumta për mesfushorin kilian, ja arsyeja

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 5 minuta lojë, mesfushori Delaney ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment