Futboll Seria A Sport

SUPER TALENTI/ PAQUETA SI MESSI/ Nga problemet me zgjatjen, në “yll” futbolli

Në moshën 15-vjeçare ishte i gjatë 1 metër e 53 centimetra dhe nuk po zgjatej si bashkëmoshatarët e tij për shkak të disa problemeve me kockat. Shokët e skuadrës e tallnin për këtë arsye, ndërsa tranjerët e tij nuk besonin se ai do të bëhej futbollist.

Sot, Lucas Tolentino Coelho da Lima, i njohur ndryshe si Lucas Paquetá, është 1 metër e 80 centimetra i gjatë, e thërrasin “Magjistari” e gjithashtu shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Milanit.
Në arkat e Flamengos do të shkojnë 35 milionë euro, shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një lojtar 21-vjeçar. Por Paquetá nuk është një futbollist dosido, të paktën në Brazil e konsiderojnë si një nga talentët më të mëdhenj të viteve të fundit, për të cilin Leonardo mposhti konkurrencën e Barcelonës e sidomos të Paris Saint-Germain. Ai krahasohet me një ikonë të kuqezinjve, Rikardo Kaká, për shkak të ngjashmërive në mënyrën e të luajturit, por dhe festimit të njëjtë pas shënimit të golit, me dy gishtat tregues të ngritura lart në qiell.

Në përgjithësi, brazilianët nuk kanë zhgënjyer kurrë me fanellën e Milanit. Mjafton të kujtojmë Kaká, Paton dhe Thiago Silvan, që u sollën në Itali pikërisht nga Leonardo, apo legjenda të tjera si Dida, Cafu, Serginho e Ronaldinho. Në rast se nuk do të ketë surpriza të pakëndshme, Lucas Paquetá do të jetë futbollisti i 35-të brazilian në historinë e kuqezinjve. Tifozët e klubit milanez shpresojnë se do të shijojnë shumë shpesh “samban” braziliane në “San Siro”.

Related posts

SFIDA NDAJ REAL MADRID NË CHAMPIONS/ Klopp beson te përmbysja: Do të tentojmë, asgjë për të humbur…

Delo.autor

KAPITENI I KOMBËTARES/ AGOLLI: Zgjedhjet i bën trajneri, unë përgjigjem për gjithçka te skuadra

Isa.Autor

Kukësi me mision europian, vetëm për fitore ndaj maltezëve të Valletas

Isa.Autor

Leave a Comment