Futboll Seria A Sport

I akuzuar për TRADHTI dhe PËRDHUNIM/ Kjo është femra SEKSI që i del në mbrojtje RONALDOS

Ish-e dashura e futbollistit ka bërë një deklaratë që i surprizuar të gjithë. Raffaella Fico ka treguar se në 11 muaj lidhje me Ronaldon, ai është treguar një kavalier me të.

Ylli portugez prej disa javësh ndodhet në një presion të vazhdueshëm publik. E gjitha kjo situatë erdhi pasi 34-vjeçarja Kathryn Mayorga e akuzoi Cristiano Ronaldon për përdhunim. Ajo u shpreh se ai ka abuzuar me të në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas.

Më pas ishte e dashura e tij aktuale, Georgina Rodriguez, e cial me anë të një postimi në Instagram i shprehte gjithë dashurinë partnerit të saj. Nuk vonoi edhe ish-e dashura e futbollsiitt Irina Shayk dha një deklaratë. Ajo u shpreh se për aq kohë sa ishte në një lidhje me futbollistin ai e kishte tradhtuar shumë herë atë. “U ndjeva si budallaqe,”- shprehej modelja.

Mirëpo në mes të gjithë kësaj zymtësie është një person një mendon pozitivisht për yllin e Juventusit. Bëhet fjalë për një tjetër ish-të dashur të Ronaldos, Raffaella Ficon.

E ftuar një ditë më parë në “Un Giorno da Pecora” te “Rai Radio1”, Fico u shpreh se ai është treguar një kavalier i vërtetë me të.

“Kam qenë në një lidhje për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur ai luante te Manchester United. Ishin 11 muaj të mbushur me dashuri. Ronaldo është një person i thjeshtë, i qetë dhe normal. Me mua ai ka qenë një xhentëlmen i vërtetë. Bashkë darkonim, shikonim ndonjë film e qetësoheshim, ndërkohë që ai mund të merrej me stërvitje edhe vonë në darkë, ku bënte muskuj barku,”- është shprehur Raffaella.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Juventus-it tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ja emri…

Delo.autor

ÇMENDURA VJEN NGA BOTËRORI U-20/ Një lojtar shënon 9 gola për Norvegjinë

Delo.autor

Rritet frika se Hazardi do t’i thotë lamtumirë Chelseat

Q.Autor

Leave a Comment