Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SPANJOLL NË SUPERFORMË/ Teo Hernandez habit Milanin në fazën përgatitore (FOTO)

Nëse ambicia provohet nëpërmjet seriozitetit, Teo Hernandez mund të quhet surpriza e vërtetë e fazës përgatitore të Milanit. Spanjolli ka besimin e Xhampaolos që një javë më parë deklaronte:

“Nëse Teo do, në tri vite mund të jetë ndër mbrojtësit më të mirë të krahut në qarkullim”. I ardhur te kuqezinjtë si blerja e dytë e kësaj vere, 21-vjeçari është paraqitur në formë optimale. Kjo është të paktën ajo që kanë konfirmuar testet fizike dhe ngarkesat e përballuara në një javë grumbullim.

Të gjithë parametrat ekiporë shohin në krye djaloshin e ardhur nga Reali për 20 milionë euro. Shpejtësi, rezistencë dhe reagim, cilësi të CV-së së Hernandez, të cilat kanë dalë në pah në pak seanca stërvitore. Burime pranë klubit kuqezi konfirmojnë se gjatë verës mëngjarashi nuk ka bërë jetën e shthurur për të cilën dallohej deri pak kohë më parë.

milan

Që nga përfundimi i sezonit në Madrid, Teo ka vijuar të ndjekë një regjim ushqimor dhe është stërvitur rregullisht me ndihmën e një përgatitësi atletik. Qetësia e këtij viti është pasojë edhe një raporti të ekuilibruar me të dashurën aktuale, e cila e ndjek kudo dhe e “ruan” të mos tundohet nga jeta prej “djali të keq” që bënte në të kaluarën.

milan

Frytet e para janë vënë re te kuqezinjtë, por do të jenë ndeshjet ato që do të konfirmojnë idenë e krijuar për spanjollin. Në planet e Xhampaolos Herndandez është disi më i avantazhuar se Rikardo Rodrigezi për rolin e mbrojtësit të majtë në skemën 4-3-1-2. Me 129 driblime të suksesshme në tri sezonet e fundit, 21-vjeçari do të jetë një burim shtesë në fazën sulmues për Milanin e sidomos për Kristof Piontekun që mezi pret të shërbehet me frekuencë më të lartë.

Related posts

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

BYLIS NË TELASHE/ Humbet një tjetër TITULLAR përpara sfidës me Tiranën

Delo.autor

SKADON AFATI I LICENSIMEVE NË EUROPË/ FSHF merr vendimin, ja 3 klubet në ankth

Delo.autor

Leave a Comment