Futboll La Liga Sport

I “MASAKROI” DORTMUNDI/ Atletico i kthehet kampionatit dhe shpreson te “Wanda”

Disfata 4-0 e pësuar në Champions League ka qenë humbja më e thellë e pësuar nga Diego Simeone si trajneri i Atletico Madrid dhe i ka dhënë fund një ecurie prej tetë ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje (5 fitore, 3 barazime).

Mbrëmjen e së shtunës (20:45), ata do të presin në shtëpi Real Sociedad dhe do të kërkojnë të ruajnë pathyeshmërinë në “Wanda Metropolitano”, ku kanë marrë 4 fitore dhe 1 barazim në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Vendasit e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë vetëm në një nga pesë takimet e fundit zyrtare që kanë luajtur në shtëpi dhe tre nga pesë golat që kanë pësuar në kampionat kanë ardhur 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Atletico ka një mesatare 7.56 goditje nga këndi për ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër e kampionatit. Atletico ka fituar të gjithë pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Sociedad. Miqtë, nga ana tjetër, janë në kërkim të fitores së tretë radhazi larg shtëpisë në kampionat, gjë që nuk ndodh që nga periudha shkurt/mars 2017.

Related posts

MOS E HUMBISNI/ Kjo është vila e re 1.5 milionë € e Conor McGregor (FOTO)

Sadik.Autor

Allegri gati të bëjë një sakrificë të madhe për Pogba

Sadik.Autor

Eksod tek Arsenali/ 9 lojtarë zyrtarizojnë lamtumirën nga “topçinjtë”

Sadik.Autor

Leave a Comment