Sport Të tjera

Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse Conor McGregor ka udhëtuar sot për në Bahamas për t’u relaksuar me familjen e tij, dy javë pas incidenteve që krijoi para eventit të UFC-223. Irlandezi goditi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët dhe më pas u arrestua nga policia e Nju jorkut. Gjykata e la të lirë me kusht pasi pagoi 50 mijë dollarë dhe e lejoi të rikthehej në vendlindje, por më 14 qershor do të dalë sërish para gjykatëses.

Por sipas televizionit TMZ, kampioni irlandez ka udhëtuar me avion në Bamahas, pa marrë leje nga gjykata por lejen e ka marrë nga personi i autorizuar për ta mbikqyrur, Ira Judelson. “Duke qenë se ai është një person ende në gjykim, Conor ka nevojë për miratimin e personit që e mbikqyr për të udhëtuar dhe për të lënë vendlindjen e tij. Unë ia kam dhënë lejen, por nuk e di se ku ka shkuar. Di vetëm që nuk ka marrë leje nga gjykata”, tha Judelson.

Related posts

“Ata janë NAIVË dhe INTRIGANTË”/ Agjenti i ÖZIL sulmon NEUER, KROOS dhe…

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Dy supersfida për ditën e sotme, ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

BARAZON SHIFRAT NDAJ ATLETICOS/ Khedira shtang portierin nga jashtë 16-metërshitm, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment