Futboll Kombëtarja Sport

I MUNDI 2 VITE MË PARË/ Sadiku: Do bëj tjetër rekord, ja pse s’ka qenë e lehtë për sulmuesit

I pranishëm në Izrael ka qenë edhe Armando Sadiku. Heroi i fitores së fundit në tokën e “shenjtë”, do ta ndjek këtë ndeshje nga tribuna pasi ai është i dëmtuar.

Shqipërisë po i mungojnë golat…

Është e vërtetë që kanë munguar golat. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi kontrolluar lojën kundër ekipeve të forta. Ka pasur edhe shumë prurje të reja në ekip. Ska qenë e lehtë për sulmuesit.

Vitin e kaluar 2 gola këtu, recetë apo këshillë për Balën ?

Shpresoj të shënojë. Shpresoj ta arrijmë qëllimin dhe të marrin fitoren.

Rikuperimi, si po ecën?

Rikuperimi po shkon mirë. Kam hyrë në muajin e tretë. Doktori më ka dhënë lejen të filloj vrapimet e drejta. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt. Do ta bëj edhe një tjetër rekord të rikthehem më parë se 6 muaj. Besoj se në Mars do të jem ok. Në dhjetor do të filloj 100% stërvitjen.

Vota juaj për kapiten?

Jo, duke parë që isha i dëmtuar, dhe do jem për një kohë të gjatë larg, vendosën vetë. Për mua nuk ka shumë rëndësi kjo gjë, i gjithë grupi duhet të jetë bashkë ta nxjerrim ekipin nga kjo situatë jo e mirë, të kthehemi te fitoret. Vetëm kapiteni nuk mund të bëjë gjë.

Dëshira juaj për të qenë këtu në Izrael?

Normal që kam dashur të vij që në ndeshjen në Shqipëri ndaj Izraelit, por kisha probleme në gju, dhe nuk mund të udhëtoja shumë. Tani i mbështes nga këtu.

Related posts

LAJM I MIRË/ Ukraina mund të hapë stadiumet për tifozët në një ndeshje testuese

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Superiores mposhtin Apoloninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Inter mposht Milanin dhe arrin finalen

F.autor

Leave a Comment