Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kosova barazon me Ishujt Faraoe, por mban kreun e grupit. Ja klasifikimi

Kosova ka barazuar me Ishujt Faraoe në transfertë me rezultatin 1-1. Pas perlës së Rashicës, vendasit kanë barazuar me Joensen në minutën e 50-të. Edhe takimi i grupit tjetër mes Azerbajxhanit dhe Maltës ka pasur të njëjtin rezultat. Kosova ka arritur të mbaj vendin e parë në grup me 8 pikë dhe takimin e rradhës do ta zhvillojë në 17 nëntor me Maltën në transfertë. Vendi dytë i takon Azerbajxhanit me 6 pikë dhe më pas Ishujt Faraoe me 4 dhe Malta me 2 pikë.

Deri më tani janë luajtur edhe 2 takime të tjera. Rusia ka arritur të mposht Turqinë me rezultatin 2-0 në shtëpinë e saj. Grupi i dytë i B-së, tashmë ka të kualifikuar Rusinë për më tej. Neustadter në minutën e 20-të dhe Sherishev i kanë dhënë fitoren skuadrës ruse.

Takimi i orës 15:00 me Rumunisë dhe Serbisë ka përfunduar në barazim të bardhë 0-0. Një takim mjaft i luftuar ku rumunët kanë dalë me karton të kuq në minutën 44-t. Serbia ruan vendin e parë me 8 pikë të grupit me Rumunët që ndjekin me 6 pikë. Mali i Zi dhe Lituania kanë përkatësisht 4 dhe 0 pikë.

 

Related posts

JO VETËM TRIPLETA/ Luis SUAREZ shkruan historinë e El Clasico (VIDEO)

Isa.Autor

Te Atletico Madrid humbet durimi, Barcelona e ka tepruar

Sadik.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH KUR KE TIFOZËT KUNDËR”/ Portieri Donnarumma: Zero frikë, e di se çfarë mund të bëj!

Delo.autor

Leave a Comment