Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ Bota e futbollit “mban frymën”, luhet derbi i Milanos

Angazhimi i Përfaqësueseve ka përfunduar dhe tani është koha e ndeshjeve të kampionateve, ndërsa Seria A “ndizet” menjëherë me një nga sfidat më të rëndësishme në Itali, derbin e Madoninnës.

Interi dhe Milani do të matin forcat në një “San Siro” të tejmbushur, me klubin zikaltër që ka njoftuar “Sold out”-in që prej 3 ditësh, diçka që premton për një atmosferë spektakolare.

Zikaltrit e Spallettit e nisën keq kampionatin, por kanë rikuperuar, duke regjistruar 4 fitore radhazi, të cilat e kanë ngjitur në vendin e tretë me 16 pikë, ndonëse ende shumë larg Juventusit kryesues.

Nga ana tjetër, Milani ka bërë disa hapa false, por ka luajtur edhe një ndeshje më pak, ndaj ka mbetur disi mbrapa, në vendin e 10 me 12 pikë, ndaj në derbin e sotëm humbja mund të kushtonte shumë.

Të dy trajnerët do të kenë në dispozicion organikën e tyre të plotë dhe njëkohësisht mundësinë për të zgjedhur formacionet më të mira për të përballuar një sfidë të tillë derbi.

Spalletti ka karikuar të tijtë, duke dalë hapur dhe thënë se derbi i Milanos vlen shumë më tepër sesa 3 pikët që të jep fitorja, ndërsa Gattuso ka kërkuar përqendrim dhe autoritet nga të tijtë.

Përveç 78 mijë personave me fat që do të jenë në shkallët e stadiumit, parashikimet janë që rreth një miliard njerëz në të gjithë botën, të ndjekin derbin e Milanos nga ekrani.

Formacionet e mundshme:
Inter: Handanoviç, Skriniar, De Vrij, Asamoah, D’Ambrosio, Gagliardini, Brozoviç, Nainggolan, Politano, Perisiç, Icardi
Milan: Donnarumma: Zapata, Romagnoli, Calabria, Rodriguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Suso, Higuain.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ E bujshme, “legjenda” e golave është pranë stolit të Arsenal…

Sadik.Autor

Liverpooli e harron Alissonin, kërkon portier në Premierligë

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Povetkin shtang Whyte dhe trondit botën me një goditje të frikshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment