Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Mala firmos në Turqi tek Giresunspor, ja detajet e marrëveshjes…

Esat Mala është largimi i radhës nga Partizani. Mesfushori është shitur te klubi i Giresunsporit në elitën e futbollit turk.

“Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka përfituar 100 mijë euro nga ky transferim, ndërsa ka ruajtur 10% të kartonit të lojtarit. Mala ishte pa kontratë dhe ishte lojtar i lirë, por këto 100 mijë euro u paguan për taksën e formimit.

Klubi turk i Girensunsporit u rendit në vendin e dytë sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë turke dhe këtë sezon të ri do të jetë pjesë e elitës. Duke parë dhe ngjitjen një nivel më lart, drejtuesit turq kanë filluar punën për ta përforcuar skuadrën dhe një nga përforcimet e tyre, është pikërisht Esat Mala.

STATISTIKAT – Te skuadra e Partizanit Esat Mala ka qenë një ndër më të mirët në tri sezone e gjysmë që ka qenë pjesë e klubit. Që kur iu bashkua “demave të kuq” në janar të 2018-ës, Mala tregoi një formë shumë të mirë dhe ishte një titullar thuajse gjatë gjithë aventurës së tij të kuqe.

Plot 114 ndeshje luajti Mala me fanellën e Partizanit, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar 11 të tjerë. Edhe pse një lojtar shumë luftarak, Mala është ndëshkuar vetëm 10 herë me karton të verdhë, ndërsa kartonin e kuq nuk e njeh aspak. Një lojtar tepër polivalent, që përveçse në mesfushë dhe në sulm, ka mbuluar shpeshherë dhe krahun e djathtë të mbrojtjes, duke sakrifikuar shumë për fanellën e Partizanit.

Related posts

THELLOHET HENDEKU/ 5 klubet angleze zyrtarizojnë tërheqjen nga Super Liga Europiane

Delo.autor

Dëshira e Neymarit për t’u transferuar tek Reali, arsyeja mban emrin e Messit

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United shumë pranë blerjes së talentit francez…

Delo.autor

Leave a Comment