Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ Ja formacionet e mundshme, Higuain mund të futet në histori

Gonzalo Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që shënon për Milanin në derbin e Madonnina nëse ndëshkon zikaltrit. Në 168 ndeshje të zhvilluara mes dy ekipeve të Milanos në Serie A, një lojtar argjentinas nuk e ka gjetur rrjetën me fanellën e kuqezinjve. Të vetmit që arritën të shënonin ishin Ernesto Cucchiaroni dhe Ernesto Grillo në një takim në Coppa Italia në qershor 1958. Higuain është i etur për ta thyer atë tabu, sidomos pasi ai ka një rekord shumë të fortë kundër Interit, duke shënuar gjashtë gola në 11 takime kundër tyre.

Spalleti ka disa dilema për përballjen me Milanin, ndërsa do të zbresë në fushë me rreshtim 4-2-3-1. Vecino është kthyer nga ndeshjet me Uruguaj me një problem të kofshës dhe Spalletti nuk ka gjasa ta rrezikojë atë që nga minuta e parë: Gagliardini është gati. Brozoviç kthehet, ndërkohë që në balotazh është D’Ambrosio-Vrsaljko. Në sulm Politano me Nainggolan dhe Perisic pas Icardi në majë të reparti të avancuar.

“Djalli” është i motivuar për të thyer zikaltrit në “San Siro”, pavarësisht se ata janë pritës në derbi. Si zakonisht Milani do të zbresë në fushë me modulin 4-3-3. Trajneri Rino Gattuso ka vetëm një dyshim: Abate apo Calabria, por ky i fundit duket se ka fituar balotazhin. Romagnoli kthehet dhe zë vendin e tij pranë Musacchio. Cutrone është gati për të marrë përsipër përgjegjësi. Caldara u grumbullua, por shkon në stol.

Related posts

KORONAVIRUSI NË NBA/ 4 basketbollistë rezultojnë pozitiv me COVID-19, dy ekipe hyjnë në karantinë

Delo.autor

CAS REFUZON APELIMIN E LA LIGA-S/ Presidenti Tebas kërkon të shtyhen dy ndeshje. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

HEROI I CHAMPIONS-IT/ Coman: Do të bëhem një legjendë te Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment