Futboll Premier League Sport

NË VERË REFUZOI/ Lojtari pendohet: Në janar shkoj tek United

Mbrojtësi i Leicester dhe kombëtares angleze Harry Maguiere ishte ëndrra e parealizuar e trajnerit Jose Mourinho në merkaton e verës, që e kërkoi me ngulm 25-vjeçarin për të luajtur me Manchester Unites këtë sezon. Edhe pse oferta ishte e mirë dhe në disa raste u përfol se ky transferim ishte shumë pranë konkretizimit, lojtari mbeti te Leicester. Madje në 8 ndeshje Maguire ka realizuar 2 gola, duke konfirmuar aftësitë e tij si një mbrojtës goleador.

Por lojtari shprehet se në rast se në janar do të ketë një tjetër ofertë nga Manchester United nuk do ta refuzojë, por do të shkojë të luajë për ekipin e trajnerit Jose Mourinho. “Do të jetë e vështirë për mua të refuzoj një tjetër ofertë nga United në janar. Unë jam një lojtar ambicioz, në të kundërt do të kisha ndryshuar sport. Të gjithë duan të luajnë me ekipet më të mira dhe është e qartë që ëndrra ime është të luaj në Champions League”, tha Maguire.

Related posts

Joshua: Mjaft me llafe, Wilder dhe Fury dua t’i kem përballë në ring

Sadik.Autor

Shqiptarët i dhanë fitoren Zvicrës, tifozët serbë sjellje vandale në Vjenë

Isa.Autor

“LEWANDOWSKI MË I MIRI I MOMENTIT NË EUROPË”/ Kahn kundër Nagelsmann: Të ndryshojë skemën lojës..

Delo.autor

Leave a Comment