Futboll Seria A

Chelsea ultimatum Romës për Dzekon, vendos vetë sulmuesi boshnjak

Chelsea i jep ultimatum Romës për transferimin e Edin Dzeko. Dukej sikur kalimi i sulmuesit boshnjak në radhët e bluve të Londrës ishte çështje orësh, por në orët e fundit bisedimet kanë mbetur në vendnumëro.

Oferta prej 50 milionë eurosh plus bonueset (përfshihej edhe kartoni i Emerson) e bënte thuajse të përfunduar marrëveshjen, por në fakt deri më tani asgjë nuk ka ndodhur. Antonio Contes i është sosur durimi. Klubi londinez kërkon një përgjigje përfundimtare që çështja të mos zgjatet më në kohë.

Ai që po vonon realizimin e këtij operacioni është vetë Dzeko. Menaxherët e sulmuesit po bëjnë ç’është e mundur që ai të pranojë kalimin drejt bluve të londrës. Drejtuesit e Romës i kanë thënë po ofertës, ndërsa sulmuesi kërkon ende pak kohë përpara se të marrë një vendim.

Shtatlartit boshnjak i është ofruar një kontratë deri ne verë të 2019-ës me një pagë 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që dëshira e lojtarit është që kontrata të jetë 2-vjecare. Mirëpo Chelsea ka një rregull që duhet respektuar: për futbollistët mbi 30-vjeç kontratat duhet të rinovohen vit pas viti.

Chelsea po sheh si alternativë blerjen e Oliver Giroud. Tashmë të gjithë janë në pritje të përgjigjes që do të japë Edin Dzeko.

Related posts

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

RRJETI “MASAKRON” REALIN/ Çfarë nuk u pa nga “El classico”. Shkrepjet fantastike

Delo.autor

Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Sadik.Autor

Leave a Comment