Futboll Kategoria Superiore Sport

JEPET GARANCI PËR PAGAT/ “Ujqërit” dalin sërish në stërvitje

Mëngjesin e kësaj të marte në mediat sportive të vendit, qarkulloi lajmi se te Skënderbeu kishte pasur një bojkot të stërvitjes të së hënës. Disa prej titullarëve të skuadrës korçare nuk kishin shkuar në stërvitje, pasi dyshohet se kanë probleme me pagat. Mirëpo për të shuar këto zëra, këtë të martë pasdite trajneri Orges Shehi, ka dalë në stërvitje me të gjithë lojtarët.

Fillimisht është zhvilluar një mbledhje e shkurtër me të gjithë futbollistët, ku mësohet se në emër të drejtuesve të klubit, trajneri Shehi ka folur duke u garantuar siguri lojtarëve. Ndërkohë nga ana tjetër prezenca e një ngërçi financiar në klubin korçar është pranuar jashtë kamerave. Kjo ka sjellë edhe vonesën e pagave të lojtarëve.

Me gjithë interesimin dhe kërkesën e mediave për këtë çështje, askush nuk ka pranuar të flas. Madje trajneri Orges Shehi është shprehur i qetë duke thënë: “Unë po vazhdoj normalisht procesin stërvitor”. Por për të shuar të gjitha pikëpyetjet e ngritura, nga klubi korçar është mësuar se do të ketë një deklaratë për mediat, që do të publikohet në faqen zyrtare të klubit.

Sakaq vetë futbollsitët, që munguan dje në seancën stërvitore, nuk janë prononcuar për këtë problem, duke pritur siduket deklaratën e klubit dhe zgjidhjen e problemit brenda skuadrës. Lajme për vonesa pagash ka pasur dhe në të kaluarën te Skënderbeu, mirëpo kjo është hera e parë, që lojtarët bëjnë bojkot ndaj stërvitjes në shenjë proteste.

 

 

Related posts

LAJM SHOKUES NGA PORTUGALIA/ Ronaldo ka dalë 18 herë pozitiv me koronavirus

Delo.autor

UEFA “LËSHON BOMBËN”/ Ekipi shqiptar po hetohet për trukime

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Kampionët mposhtin Skënderbeun dhe marrin kryeun

Delo.autor

Leave a Comment