Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ALLEGRIT DREJT FUNDIT/ Tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e madh, ja emri i bujshëm

Zinedine Zidane ka qenë në Torino ditën e shtunë, ku ka takuar disa nga miqtë e tij të vjetër bardhezinj, me të cilët ka luajtur edhe një ndeshje kalçeto. Edhe pse kjo mund të ketë qenë thjesht një vizitë kalimtare, mediat italiane (La Stampa) mendojnë se francezi ka marrë një mesazh nga presidenti i Juventusit, Agnelli, që kërkon ta rikthejë në ekip. Këtë herë si trajner.

Kaq ka mjaftuar që edhe tifozët e Juventusit të ëndërrojnë rikthimin e Zizu në ekip, duke qenë se po përflitet për një lamtumirë të trajnerit Massimiliano Allegri në fund të këtij sezoni. E ardhmja e Allegrit do të varet shumë nga ndeshja e kthimit ndaj Atletico Madrid.

Gjithsesi, për Juventusin nuk ka për të qenë aspak e lejtë që të bindë Zidane të rikthehet në Torino (në vitet 1996-2001 ka luajtur me bardhezinjtë). Dhe, mbi të gjitha, Juves i duhet të djersitë shumë për të mundur konkurrencën e mjaft skuadrave të tjera “big”, që gjithashtu e synojnë francezin.

Related posts

“TËRBOHEN FANSAT”/ Bashkëshortja e Howard “na la pa frymë” me FOTOT SEKSI

Isa.Autor

MORI ME DËSHIRË KARTONIN E VERDHË/ Sergio Ramos rrezikon shumë

F.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Një tifoze e Liverpool-it dhe një i Tottenham martohen ditën e finales: Nuk besonim se…

Delo.autor

Leave a Comment