Futboll Seria A Sport

Jetë mes katër zjarreve/ E dashura e Cutrone zbulon formulën magjike të bomberit kuqezi

Patrick Cutrone po kalon një moment të artë në karrierën e tij, me sulmuesin e Milanit që po vijon formën e sezonit të kaluar me fanellën kuqezi. Por kush qëndron pas suksesit të Cutrone në fushën e blertë?

Ajo është Francesca Valenti, Miss Milano 2017, studente për Ekonomik dhe Tregti në Universitetin Katolik dhe aktualisht punon për një agjenci të modës në Milano. Në një intervistë për mediat italiane, 20 vjeçarja, e cila është e fejuara e bomberit kuqezi ka zbuluar dëshirat e përbashkëta me partnerin e saj.

“Hera e parë në stadium? Kundër Romës: Milan fitoi 2-1 në sajë të golit të Patrick. Isha shumë e emocionuar”

Sekreti i suksesit të Patrick Cutrone? Natyrisht, shumë stërvitje, talenti dhe unë, sepse prapa një njeriu të madh shpesh fshihet një grua e madhe dhe në rastin e Cutrone, gjithashtu e bukur.

Sport, pasion dhe tifo, e cila bashkon dy zemrat. Edhe pse në familjen Valenti ka nga ata që janë të gatshëm të shpërfillin Patrick.

“Babai im dhe vëllai im mbështesin Juventusin.

Përveç futbollit, këtu janë edhe pasionet, festat dhe ngrëniet e përbashkëta:

“Para së gjithash për ushqim jemi gjithnjë dakord. Ne pëlqejmë të hamë gjithçka dhe ne jemi gjithmonë në kërkim të vendeve të reja për të eksperimentuar me shije të ndryshme. udhëtime, edhe nëse ai nuk ka shumë kohë në dispozicion.

Related posts

MUND TË JENË ZBULIMET E TURNEUT/ Nga Doku te Raspadori, 10 talentet që pritet të shpërthejnë në “Euro 2020”

Delo.autor

ANKTH TEK ARSENAL/ Ja momenti kur talenti brazilian pëson dëmtim të rëndë dhe “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Garat sprint një sukses, ja objektivi për vitin 2022

Delo.autor

Leave a Comment