Futboll Shqipëri Sport

SHËNOI GOLI E FITORES/ Rapa: Luftëtarit i vërtetë do të vijnë shumë shpejt, ndaj Skënderbeut do…

Mbrojtësi i Luftëtarit, Oltion Rapa foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku tregoi ndryshimet e shumta te skuadra gjirokastrite. Sipas Rapës, skuadra do iu rikthehet shumë shpejt lojërave të bukura.

Sa shumë ka ndryshuar kjo skuadër, çfarë ka ndodhur në kaq pak javë me Luftëtarin?

Që pas Europës, janë bërë shumë ndryshime te Luftëtari, pas largimit të Bregut dhe Abazajt. Kemi edhe shumë dëmtime, si Rroca, Aleksi është normale, mungon pjesa kryesore e ekipit. Kanë ikur 5 lojtarët kryesor të ekipit. Lojtarët e ardhur e kanë pak të vështirë që të përshtatet direkt në kampionatin shqiptar. Besojmë që nga java në javë do vijmë te lojrat e vërteta të Luftëtarit që kemi bërë dhe vjet.

Si ndiheni më mirë me 3 para mbrojtës apo me 2?

Sot u jemi përshtatur lojtarëve që kishim. Kemi pasur shumë mungesa. Me rikthimin e Ramadanit dhe Aleksit, do i kthehemi skemës së mëparshme. Sot iu jemi përshtatur lojtarëve që kishim.

Një parashikim për përballjen ndaj Skënderbeut?

Është ndeshje që e presim shumë afër, të dielën. Duhet të marrim maksimumin, të marrim pikët, në këtë situatë që jemi. Avash avash vijnë dhe lojërat e bukura.

Related posts

FORMULA 1/ Rusia refuzon shkëmbimin e garave, në Shanghai merret vendimi ekstrem

Delo.autor

Liverpool ofron kontratë trevjeçare për lojtarin që tifozët kanë tallur prej vitesh

Sadik.Autor

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Shpëtimi i Barcelonës vjen nga Amerika, 500 milionë euro për të evituar…

Delo.autor

Leave a Comment