Futboll Seria A Sport

KA ENDE SHPRESË/ Ish-drejtori i MILANIT shpreson te rikthimi i RONALDOS KUQEZI

Shpërthimi i Andre Silvas te Sevilla ka habitur mbarë opinionin sportiv, por më shumë drejtuesit e Milan. Sulmuesi i talentuar u huazua te gjigantët spanjollë pasi nuk po gjente formën e duhur te kuqezinjtë nën drejtimin e Gattusos. 22-vjeçari ka realizuar shtatë gola deri më tani në La Liga, duke mbajtur kreun e renditjes si golashënues i momentit. Ylli portugez ka lënë pas edhe Lionel Messin e Barcelonës dhe Benzema të Real Madrid.

Ish-drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli, ka folur rreth vendimit për transferimin e talentit luzitan, në kohën kur ai ishte pjesë e stafit kuqezi. Madje, ai shpreson që lojtari të rikthehet me po të njëjtën formë që ka tani në “San Siro”.

“Andre Silva, sipas mendimit tim, është një lojtar me një vlerë të padyshimtë për vitet në vijim. Morëm një vendim dhe nuk ishte e lehtë që një lojtar i ri portugez të luante në Serie A. Ndoshta vetëm një vit më i vogël dhe nuk ishte i mjaftueshëm. Shpresoj që ai të kthehet të Milan”- tha italiani.

Më tej ai shtoi se nuk ishte në gjendje që të mbante sulmuesin e ri në ekip, pasi vetë lojtari dhe agjenti i tij, Jorge Mendes ngulmuan që klubi të pranonte kalimin e tij në La Liga, veçanërisht pas ardhjes së Gonzalo Higuain.

Sevilla ka të drejtën e blerjes të kartonit të Silvas për 38 milionë euro. Nëse sulmuesi vazhdon me këtë formë, natyrisht që klubi spanjoll do të bëjë çmos për ta bërë të tijin. Me fanellën e Milan portugezi ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Related posts

Tifozët e Anglisë filmohen duke bërë përshëndetjet naziste (VIDEO)

Sadik.Autor

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Trajneri Lerda kërkon fitoren e dytë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERAKTO E BUJSHME/ Trajneri Egbo kërkon dy mbrojtës për Europën, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment