Futboll Seria A Sport

NGA MBROJTJA NË SULM/ Ja si MANCINI e bëri italinë të “bukur”

“Imazhi më i bukur i fitores në Poloni ishte gëzimi i lojtarëve të mi, sepse e meritonin prej shumë kohësh. Gjithsesi, tani duhet të gjejmë vazhdimësi në lojë dhe rezultate, sepse jam i bindur që edhe tifozët do ta dashurojnë këtë kombëtare. Na duhet vetëm pak kohë dhe nuk ka asnjë problem në repartin sulmues.

Do ta gjejmë edhe rrugën që të jemi më cinikë”. Roberto Mançini ka marrë shumë komplimente për lojën dhe fitoren e arritur në Poloni dhe filozofia e tij e re duket se është ajo e duhura, madje duke mahnitur edhe një gjeni si Andrea Pirlo: “Kisha shumë kohë pa parë një Itali kaq spektakolare”. Trajneri “axurr” e kishte paralajmëruar se priste që të rikuperonte të gjithë lojtarët, Verratin mbi të gjithë, sepse pikërisht nga mesfusha lind edhe gjenialiteti i lojës që ka nxitur edhe repartin sulmues.

Me dy fantazistë si Verrati e Zhorzhinjo në mesfushë, që kanë teknikë dhe shpejtësi mendimi, shfrytëzimi i shpejtësisë supersonike që ofrojnë tre sulmuesit e bën këtë Itali të paparashikueshme. Për këtë ka meritë vetëm Mançini, që urdhëron Insinjen, Bernardskin e Kiezën që ta bëjnë me turne “9 fals”, pra duke ndërruar shpesh pozicionet dhe nxjerrë jashtë orbite mbrojtjet rivale, të cilat panë që t’u humbte shpesh njeriu i tyre nga markimi. Shkurt, Italia e re me dy fantazistë dhe pa një “pykë” në sulm duket në rrugën e duhur.

Related posts

VENDIMET/ Disiplina gjobit Tiranën dhe Bylisin, Laska i Laçit përjashtohet 1 vit nga aktiviteti

F.autor

FITORE BEFASUESE/ Cadiz mposht me përmbysje Barcelonën, Messi me shokë mbeten “jashtë” Europës

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Momente qesharake në kampin e “Axurrëve”, harrojnë Vialin në qendrën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment