Futboll Sport

KAMPIONATI MAQEDONAS/ Fitore me vlera për Shkëndijën, triumfon edhe Shkupi

Kampionati maqedonas i futbollit është futur në fazën e tij më të nxehtë dhe rivaliteti mes ekipeve është shtuar shumë. Shkëndija po ushtron presion ët vazhdueshëm mbi ekipin e Vardarit dhe ka ngushtuar distancën me kryesuesit në vetëm 2 pikë, falë fitores 0-2 kundër Belasicës.

Ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini shënoi golin e parë, ndërsa Totre vulosi fitoren për kuqezinjtë tetovar. Edhe Shkupi ka arritur të fitojë në fushën e saj, pasi ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Akademija Pandev.

Goli i vetëm për shkupjanët u shënua nga Angelov në minutën e 75-të. Kjo fitore nuk është e mjaftueshëm që Shkupi të dalë nga zona e ftohtë e renditjes, por ngushton shumë diferencat me skuadrat që ka sipër në tabelë.

Belasica – Shkëndija 0-2 (Emini 28’, Totre 49’)
Shkupi – A. Pandev 1-0 (Angelov 75’)
Makedonija – Vardar 1-3 (Bozinovski 54’ / Sousa 19’, Micevski 90’, Poplatanov 90+3’)
Rabotnicki – Pobeda 3-1 (Shkarkovski 50’, Shinedu 80’, Petkovski 88’ / Nabueze 89’)
Renova – Silels  1-1 (Stojanovski 78’ / Aleksovski 67’)

Related posts

FSHF BËHET NOSTALIGJIKE/ Kujton triumfin historik ndaj Greqisë 16 vite më parë (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sërish dy raste me Covid-19 në Olimpiadë, pozitivë pasi mbërrijnë në Tokio

Delo.autor

Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma

Q.Autor

Leave a Comment