Futboll Shqipëri Sport

KANË RILINDUR/ Partizani vendos diktatin, Olsi RAMA zbulon sekretin e kuq

Partizani rikthehet të kryesojë i vetëm klasifikimin e Superiores, pasi në supresfidën mbyllëse të javës së tetë ka arritur të mundë Kukësin në transfertë me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Mala-s. Në fund të javës së tetë të kuqtë numërojnë plot 19 pikë, dy më shumë se Skënderbeu ndjekësi më i afërt. Një sukses mëse i merituar ky i Partizanit në këtë fazë të parë të këtij sezoni, pas të cilit fshihet një sekret, apo edhe një çelës, të cilin e zbulon drejtuesi i lartë i të kuqve, Olsi Rama në një intervistë të dhënë pas ndeshjes me Kukësin.

“Çelësi i suksesit të këtij Partizani qëndron pikërisht aty, janë ata djem në dhomën e zhveshjes. Të gjitha gjërat që ata bëjnë gjatë javës në stërvitje. Impenjimi, edukata, kultura e tyre e punës. Tani, thjesht janë vënë gjërat në binarët e duhur. I është bërë e qartë të gjithëve që klubi funksionon në bazë të disa rregullave, duke filluar nga administrata, e deri te punëtorët e fushës, duke përfshirë lojtarët dhe stafin teknik. Të gjithë i dinë punët dhe përgjegjësitë e tyre, dhe puna bëhet me rregull e me disiplinë”, u shpreh drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama.

“Unë i them gjithmonë futbollistëve që të bëjnë në fushë atë që bëjnë gjatë javës në stërvitj. Po krijojmë një grup, me të cilin luajmë mirë dhe fitojmë në ditë të mira, por arrijmë suksesin dhe sigurojmë tre pikët edhe në ditë si kjo e sotmja. Gjithsesi e rëndësishme është që arritëm objektivin, për të hipotekuar tre pikët. Na mbetet të përmirësohemi çdo ditë, por duke punuar të qetë dhe me këto ritme”, vijoi drejtuesi i lartë i të kuqve, që nuk mund të mos kishte një koment edhe për liderin e këtij Partizani, trajnerin Skënder Gega: “Sekreti i trajnerij mendoj se është ndershmëria e tij. Ai vendos gjithmonë në radhë të parë punën, fanellën, respektin. I sheh në sy të gjithë futbollistët. U ka dëshmuar se ai që punon, e meriton të luaj. Ky Partizan ka diçka më tepër nga të tjerët: këta djem që janë këtu”.

Related posts

KUALIFIKUESET EUROPA LEAGUE/ Përballja mes Shkëndijës dhe Dudelange, kërkon fitore

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez një rrufe edhe në Amerikë, siguron “pole position”, Rossi i pesti

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchster City-Southampton. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment