Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kastrioti nuk ndalet me goditjet, firmos me një lojtar portugez

Kastrioti shton radhët. “Panorama Sport” zbulon se gjatë ditës së djeshme krutanët kanë arritur marrëveshjen me portugezin Ruben Abba da Costa Silva dhe për një vit lojtari do të jetë pjesë e Kastriotit. Lojtari luan si mesfushor qendre apo nga krahët, madje dhe në sulm.

Ruben Silva, dje në stërvitje me Kastriotin

Pas disa ditësh teste në sytë e Ndreut, ky i fundit ka dhënë “OK” për ta afruar në skuadër. Ai është 177 cm i gjatë, luan me të djathtën dhe është 25 vjeç.

Eksperiencat i ka pasur në kategori të ulëta të Anglisë, Kroacisë, Uellsit dhe Spanjës, ndërsa me moshat është formuar në Angli. Skuadra e fundit e tij është Tomislav Drnje në Kroaci, ku ka qëndruar disa muaj.

Skuadra për momentin ka afruar lojtarë si Edon Hasani, Edmir Sali, Bruno Arrabal dhe Franc Lala, ndonëse nuk ka lajm zyrtar për firmën e mbrojtësit.

Ndërkohë, largimet te Kastrioti janë pa fund, ose më saktë e gjithë skuadra. Duke filluar nga Edi Nikolas Bojom, Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Xhulio Mehmeti, Silvester Shkalla, Realf Zhivanaj, Amer Duka, Silvio Vokrri, Fjoralb Deliaj, Klejdi Daci, Laurenc Xheka, Rei Nuriu, Isli Hidi.

Kastrioti është një nga skuadrat që po Lufton me kohën për t’u ribërë nga e para. Skuadra krutane qëndroi në Superiore, pasi zhvilloi ndeshjen shtesë me Tomorin, edhe pse në kampionat u paraqit shumë mirë dy fazat e para.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E PIRLOS/ Por mesfushori stërvitet për t’i ndryshuar mendjen drejtuesve të Juventus

Delo.autor

Pikantet Tirana-Shënkolli/ Tension në pankinë, era “kundër’ trajnerit të Shënkollit

Q.Autor

YLLI BELG PO VUAN PREJ MUAJSH PËR SHKAK TË DËMTIMEVE/ Zidane: Pse nuk luajtur Hazard? Kisha frikë se…

Delo.autor

Leave a Comment