Futboll Seria A Sport

KAOS/ Agnelli sqaron largimin e Marottës nga Juventusi: Do të ndryshojë vetëm…

Nga salla e shtypit të “Lega Calcio “në Milano, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, foli rreth bordit të ri drejtues të bardhezinjve, largimin e Marotta dhe të ardhmen e klubit të tij: “Menaxhimi i Juventusit mbetet substancialisht i pandryshuar. Modeli ynë i drejtimit do të funksionojë si deri më sot, duke u mbështetur në tri shtylla: drejtimi sportiv, të ardhurat dhe shërbimet. Në këtë pikë nuk do të ketë ndryshime. Por, përfundimisht, lidershipi i këtyre shtyllave do të ndryshojë.

Giorgio Ricci do të marrë postin e kreut të sektorit të shitjeve, drejtuesi sportiv do të jetë Fabio Paratici, ndërsa me pagesat e shërbimet do të merret Marco Re. Nga kjo pikë e funksionimit të gjërave, Juventusi do të mbetet i pandryshuar.

Këta janë të gjithë njerëz, që kanë 45 vite mbi supe, janë të përgatitur dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Ata nuk janë naivë. Ata kanë tetë vite pune së bashku me Marotta dhe Mazzia. Tani, natyrisht, nuk janë shumë të rinj, për shkak se kanë 45 vite mbi supe, por ende do të duhet të përballojnë sfida të rëndësishme dhe ambicioze, të barabarta me ato të vitit 2010, kur e kemi filluar këtë rrugë.

Sot ne duhet të jemi gati për sfidat e reja. Pastaj, menaxhimi i Juventusit kalon plotësisht nga fusha, sepse kjo është filozofia, nga e cila do të udhëhiqemi të gjithë. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë, përveç udhëzimeve të reja për sektorët e shpenzimeve dhe shërbimeve”.

 

Related posts

LIVE/ Shokohet Polonia, ish-sulmuesi i Milanit dyfishon shifrat për Senegalin (VIDEO)

Sadik.Autor

I PËRFUNDON KONTRATA/ Reja shpreh dëshirën, a duhet FSHF t’i ofrojë rinovimin?

Delo.autor

KRYESON BENZEMA/ 21 golashënues për një titull, ky është rekordi i këtij Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment