Futboll La Liga Sport

PËRBALLJET VDEKJEPRURËSE/ Tetori i frikshëm përcakton fatin e trajnerit Valverde

Ernesto Valverde nënshkroi një kontratë për dy sezone në vitin 2017, me opsion edhe për një tjetër. Tani për tani, nuk është e qartë nëse ky opsion do të zbatohet. Mesazhet e dashurisë, që presidenti Bartomeu dhe zëdhënësi i tij, Josep Vives, kanë shprehur kohët e fundit për trajnerin, nuk e pasqyrojnë realitetin unanim në mesin e të gjithë anëtarëve të bordit. As atë të “flotës” së drejtuesve me peshë në planifikimin sportiv të klubit katalanas.

Të dyja palët kanë marrë kohë për të vlerësuar nëse ia vlen të shtrihet bashkëpunimi edhe për një sezon tjetër, apo do të jetë më mirë për t’i dhënë fund në mbyllje të këtij edicioni. Bartomeu tha në një intervistë të fundit se vendimi duhet të merret para marsit, për të menaxhuar “stafetën” e mundshme të trajnerit, ndërsa burime të tjera theksojnë se rezultatet e fundit e kanë ndërlikuar jo pak situatën e Valverde në “Camp Nou”.

Një nga elementët kryesorë të vlerësimit do të jetë progresi i ekipit. Sezoni i ri sapo ka filluar dhe është shumë herët për të bërë një përcaktim, pavarësisht dyshimeve në lojën e katalanasve, veçanërisht në ndeshjet e fundit. Përveç kësaj, rivalët nuk kanë qenë të nivelit më të lartë. Megjithatë, shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë, ose për keq, në muajin tetor.

Tetori i Barcelonës
1. Tottenham – Barcelona (3 tetor)
2. Valencia – Barcelona (7 tetor)
3. Barcelona – Sevilla (20 tetor)
4. Barcelona – Inter (24 tetor)
5. Barcelona – Real Madrid (28 tetor)

Tetori fillon për Barçën me një vizitë në Londër, ku e pret Tottenham i Pochettinos. Në parim, rivali dhe transferta më e vështirë, që katalanasit kanë në fazën e grupeve të Champions-it. Pastaj duhet të udhëtojnë drejt “Mestalla”, për t’u përballur me një Valencia jashtëzakonisht ambizioze. Një javë pushim për shkak të angazhimit të kombëtareve dhe “karikim i baterive” për t’u përballur me 15 ditë të tjera tejet të vështira të këtij muaji vendimtar. Sevilla, Inter dhe Real Madrid do të kenë në dorë fatin e Valverde.

“El Clasico” në “Camp Nou” do të jetë fundi i një muaji mjaft të fortë, provimi përfundimtar i një Barcelone që po bën paraqitjet më të ulëta dhe mund të përfundojë në humnerë, nëse nuk reagon në kohë. Vetëm versioni i saj më i mirë mund ta bëjë atë të dalë nga kjo e tatëpjetë, që, në këtë pikë të sezonit dhe, pas imazhit të treguar, duket më e fortë se kurrë.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Delo.autor

WEST BROM-CHELSEA/ Lampard dënon Kepan, shiriti i kapitenit kalon tek afrimi i verës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra. Ja kur prezantohet trajneri i ri

Delo.autor

Leave a Comment