Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ “Djalli” fiton derbin me INTERIN: Marotta do të shkojë te MILANI

Ish-drejtori sportiv i Juventus, Alessio Secco ka zbuluar se Beppe Marotta mund të bashkohet me Milan, pasi ka njoftuar largimin e tij nga Juventus. I pyetur së fundmi në lidhje me atë lamtumirë surprizë, të cilën Marotta e njoftoi publikisht pas fitores së Juventus ndaj Napolit me rezultatin 3-1, Secco zbuloi se destinacioni i ardhshëm i administratorit të deleguar bardhezi, mund të jetë Milan.

“Giuseppe, për punën që ka bërë, nuk do ta ketë aspak problem të gjejë një sfidë të re dhe shumë konkuruese. Ai është një legjendë si Nedved. E ardhmja e Marotta’s? Mund të jetë Milan, një klub që dëshiron të jetë sërish madhështor”, deklaroi ish-drejtori sportiv i Juventus, Secco, në lidhje me të ardhmen e Marotta’s. Ndërkohë, si zëvendësues i këtij të fundit te Juventus, është propozuar emri i Pavel Nedved. Vetë kreu i Juventus, Andrea Agnelli ka konfirmuar se zëvendësuesi i Marotta’s do të njoftohet më datë 25 tetor.

Related posts

HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Arsenalit: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

Delo.autor

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT NË KINË/ Debuton edhe gjyqtari shqiptar Gentian Cici

Delo.autor

MALLKIMI I FINALEVE/ Italiano shfaqet i shkatërruar. Moyes: Moment special

F.autor

Leave a Comment